SHBA vend i rrezikshëm për t’u vizituar? Reagon presidenti Trump

SHBA vend i rrezikshëm për t’u vizituar? Reagon presidenti Trump

Për shumë vite Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar paralajmërime për amerikanët që udhëtojnë drejt vendeve të goditura nga terrorizmi apo konflikti i armatosur. Por tashmë organizata “Amnesty International”, Japonia, Uruguaji dhe disa vende të tjera po paralajmërojnë mbi rrezikun e udhëtimit drejt SHBA-së, duke përmendur dhunën me armë. Kjo gjë ka nxitur reagimin e Presidentit Donald Trump. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine njofton.

Një mori sulmesh masive brenda disa ditësh, nga Festivali i ushqimit në Kaliforni, në një supermarket në El Paso tek një lagje mjaft popullore në Dejton, kanë rritur ankthin tek amerikanët.

Organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International”, Japonia, Uruguaji e kombe të tjera po paralajmërojnë qytetarët e tyre lidhur me udhëtimet drejt Shtetet e Bashkuara për shkak të dhunës me armë.

Kjo gjë ka shqetësuar Presidentin Trump.

"Nuk mund ta imagjinoj që e kanë e bërë, por nëse po, thjesht do t’u përgjigjeshim me të njëjtën monedhë. Kur dikush bën diçka negative ndaj nesh, ne u bëjmë atyre të njëjtën gjë”, tha presidenti.

Në paralajmërimin e “Amnesty International” përmenden ndër të tjera të shtënat e vitin 2015 gjatë një seance të studimit të biblës në Charleston të Karolinës së Jugut, Sipas organizatës "të gjitha aspektet e jetës në Shtetet e Bashkuara janë komprometuar për shkak të qasjes të pakufizuar tek armët".

"Ata individë që shkojnë në kishë si në Karolinën e Jugut, që shkojnë në shërbimet e lutjes apo për të studiuar biblën, përfundojnë duke u qëlluar e vrarë. Aktivitete si Festivali i Ushqimit, një aktivitet normal vjetor, ku njerëzit shkojnë të argëtohen e kalojnë kohë me familjen, janë dëmtuar. Ai nuk është më një vend ku njerëzit mund të shkojnë normalisht sikurse dhe supermarketi Walmart", thotë Ernest Coverson, i Amnesty International.

Ekspertë të tjerë e vënë theksin tek amendamenti i dytë në Kushtetutën amerikane. Ata thonë se SHBA-ja përbën një rast unik në garantimin e të drejtës për të mbajtur armë zjarri.

"Ndonjëherë është e vështirë për bashkësinë ndërkombëtare të kuptojë se sa i ndryshëm është debati në Amerikë për shkak të amendamentit të dytë të kushtetutës e për shkak të historisë sonë të gjatë të pronësisë mbi armët", thotë Amy Swearer, Heritage Foundation

Por një numër gjithnjë e më i madh amerikanësh po u bëjnë thirrje udhëheqësve të tyre politikë t'i mbrojnë nga dhuna me armë. Afro 40 mijë amerikanë vriten me armë zjarri çdo vit dhe pjesa dërrmuese e tyre janë pasojë e vetëvrasjeve./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 11/08/2019 05:25

    Vini re:Ditet 11 - 13 gusht (aspekt energjetik EMP)jan te rendesishme, e sidomos 12 gushti!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë