UASHINGTON - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka kërkuar Kongresit për të autorizuar zyrtarisht ndërhyrjen e forcave ushtarake dhe nisjen e luftimeve kundër xhihadistëve të shtetit islamik të ISIS.

Bashkë me kërkesën e tij Obama i paraqiti Kongresit dhe një projekt rezolutë që vërteton se ISIS “përbën një rrezik e kërcënim të madh”.

Në propozimin e tij drejtuar Kongresit, Presidenti Obama kërkon që krahas bombardimeve nga ajri të bëhet e mundur edhe ndërhyrja ushtarake. Por nga ana tjetër Obama shprehet se në ndryshim nga sulmet në Irak dhe Afganistan, lufta ndaj ISIS nuk do të jetë afatgjatë, por fleksibël dhe me sulme të kontrolluara.

"Statutet ekzistuese lejojnë goditjen ajrore, por e shprehur në mënyrë të përsëritur angazhimin tim për të punuar me Kongresin për të kaluar një autorizim bipartizan për përdorimin e forcës ushtarake (AUMF) kundër ISIS. Nuk do të autorizojmë operacionet luftarake afatgjata në terren, si ato që ka kryer kombi ynë në Irak dhe Afganistan, por do të sigurojmë fleksibilitet për të ndjekur operacionet e shpëtimit dhe ato të sulmeve përmes operacioneve speciale.” shprehet obama në kërkesën e tij drejtuar Kongresit amerikan. 

Në bazë të kësaj kërkese, impenjimi do të jetë i limituar në tre vite e do të jetë e ndaluar “ndërhyrja e vazhdueshme e forcave ushtarake në terren”. Kjo kërkesë pritet të krijojë debat për rolin e Amerikës në Lindjen e Mesme dhe se si u përgjigjet grupeve ekstremiste.

Hera e fundit kur Kongresi Amerikan i ka dhënë një presidenti fuqinë për të nisur një operacion ushtarak ka qenë në vitin 2002, kur mbështetit fushatën ushatarke të George W. Bush në Irak.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)