SHBA- Vietnam, partneritet strategjik
Joe Biden në ceremoninë e mirëpritjes nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden nisi këtë të diel një vizitë të shkurtër në Vietnam, duke deklaruar se dy vendet kanë mundësi të ndikojnë tek e ardhmja e Indo-Paqësorit në dekadat e ardhshme.
Zoti Biden tha se gjatë vizitës së tij një ditore, shpresonte të arrihej përparim në çështje që lidhen me klimën dhe ekonominë.
“Vietnami dhe Shtetet e Bashkuara janë partnerë kritikë në atë që për ne përfaqëson një periudhë kritike”, i tha zoti Biden sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste të Vietnamit, Nguyễn Phú Trọng, në nisje të takimit në selinë qendrore të partisë.
Zoti Trong tha se takimi përfaqësonte një “mundësi të shkëlqyer” për të zgjeruar marrëdhëniet dy palëshe. Ai falenderoi zotin Biden për ftesën e tij për të vizituar Uashingtonin së shpejti.
Në këtë takim u njoftua se Vietnami i ngriti marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara në nivelin e partneritetit strategjik. Mes vendeve të tjera që Vietnami synon të njëjtin nivel marrëdhëniesh janë Kina dhe Rusia.
Ngritja e marrëdhënieve në të njëjtin nivel edhe me Shtetet e Bashkuara sugjeron se Vietnami synon të forcojë raportet ndërsa kompanitë amerikane dhe evropiane kërkojnë alternativa përveç fabrikave kineze.
Mes ngadalësimit ekonomik të Kinës dhe konsolidimit të pushtetit politik të Presidentit Xi Jinping, Presidenti Biden po shqyrton mundësistë për të afruar më shumë vende me Amerikën, përfshirë Vietnamin dhe Kamboxhian.
Tregtia mes Shteteve të Bashkuara dhe Vietnamit është rritur që nga viti 2019. Por përparimi i mëtejshëm ka kufizime që lidhen me nevojën e përmirësimeve në infrastrukturën e Vietnamit, aftësive të punëtorëve dhe qeverisjes së tij.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.8%
-
Jo
37.1%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 1210
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbulohet tuneli i karteleve të kokainës mes SHBA dhe Meksikës! I blinduar, 4 metra i gjerë dhe 6 metra i lartë
13 Janar, 17:36
-
Zyrtarët: Përparim në negociatat për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit
13 Janar, 16:13
-
Biden dhe kryeministri izraelit bisedë telefonike për armëpushim në Lindjen e Mesme
13 Janar, 12:58
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 24! Autoritetet: Situata mund të përkeqësohet nga era e fortë
13 Janar, 09:20
-
Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët
13 Janar, 08:20
-
Para ardhjes së Trump motori i BE ka ngecur! Gjermania dhe Franca janë pa një qeveri të qëndrueshme
13 Janar, 08:05
-
Biden bisedon me Netanyahun, Shtëpia e Bardhë: Shumë pranë një marrëveshjeje mbi Gazën
12 Janar, 20:41
-
Vuçiç: Serbia do të ofrojë zyrtarisht organizimin e takimit Trump-Putin
12 Janar, 20:11
-
Rubio optimist për angazhim me Kinën si Sekretar Shteti, pavarësisht sanksioneve nga Pekini
12 Janar, 18:47
-
Hungari, rriten çmimet e naftës pas sanksioneve amerikane ndaj Rusisë
12 Janar, 15:31
-
Zjarret në Los Anxhelos, numri i viktimave shkon në 16! Autoritetet lokale: Kemi gjetur mbetje të paidentifikueshme
12 Janar, 07:50
-
SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete dhe përpjekjen e përmbysjeve të zgjedhjeve në 2020
11 Janar, 22:55