SHBA/ Vivek Ramaswamy nuk do të jetë pjesë e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë

SHBA/ Vivek Ramaswamy nuk do të jetë pjesë e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë

Vivek Ramaswamy

Vivek Ramaswamy nuk do të jetë pjesë e Departamenti tëri të Presidentit për Efikasitetin e Qeverisë, tha Shtëpia e Bardhë të hënën.

Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë tani do të ketë një drejtues, sipërmarrësin Elon Musk.

Vivek Ramaswamy nuk do të shërbejë më në agjencinë joqeveritare së bashku me sipërmarrësin Elon Musk, konfirmoi të hënën një zëdhënëse e këtij entiteti. Zoti

Ramaswamy ka sinjalizuar planet për të kandiduar për guvernator të Ohajos.

“Vivek Ramaswamy luajti një rol kritik duke na ndihmuar të krijojmë Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë”, tha zëdhënësja Anna Kelly përmes një deklarate.

 

“Ai synon të kandidojë për një post publik së shpejti, që do ta detyrojë atë të qëndrojë jashtë Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, bazuar në strukturën që kemi shpallur sot.

Ne e falënderojmë atë jashtëzakonisht për kontributin e tij gjatë 2 muajve të fundit dhe presim që ai të luajë një rol jetik për ta bërë Amerikën sërish madhështore”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë.

Zoti Trump ka premtuar ta reformojë Uashingtonin me një qasje agresive, përfshirë krijimin e një Departamenti për Efikasitetin e Qeverisë, ose DOGE, një grup pune joqeveritar i ngarkuar me gjetjen e rrugëve për të shkurtuar radhët e punonjësve dhe programeve federale, si edhe për të minimizuar rregulloret federale.

Në deklaratën që njoftonte krijimin e nismës DOGE, zoti Trump shprehej se ajo "do t'i hapte rrugën administratës së tij për të eliminuar burokracinë qeveritare dhe rregulloret e tepërta, për të shkurtuar shpenzimet e panevojshme dhe për të ristrukturuar agjencitë federale".

Elon Musk ka spekuluar publikisht se ekziston mundësia të identifikohen rreth 2 trilionë dollarë buxhetin federal që mund të shkurtohen. Kjo do të përbënte gati një të tretën e 6.1 trilionë dollarëve që qeveria federale shpenzoi në vitin fiskal 2023 dhe nuk mund të realizohet pa reduktime drastike në shërbimet dhe programet qeveritare./VOA

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë