SHBA vlerëson Shqipërinë për rolin në barazinë gjinore dhe për strehimin e afganëve: Mirënjohje

SHBA vlerëson Shqipërinë për rolin në barazinë gjinore dhe për strehimin e afganëve: Mirënjohje

Zv. ministrja Fino merr çmimin nga zyrtarja amerikane

TIRANË-Shqipëria është vlerësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një çmim për mbështetjen e barazisë gjinore për rolin e qeverisë shqiptare për strehimin e afganëve. Zyrtarja e lartë në zyrën e sekretarit për çështjet globale të grave, Katrina Fotovat i ka dhunuar zv/ministres së Jashtme Megi Fino çmimin.

Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në Facebook vetë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila nënvizon se zyrtarja e SHBA i ka shprehur mirënjohjen e saj popullit shqiptar për mikpritjen dhe dhënien e ngrohtësisë për njerëzit në nevojë.

“Katrina Fotovat, Zyrtare e Lartë në Zyrën e Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave vizitoi dje Shqipërinë dhe i dorëzoi qeverisë shqiptare Çmimin Mbështetës të Barazisë Gjinore për udhëheqjen dhe rolin e saj historik në dhënien e një strehe të sigurt për afganët në nevojë. Zëvendës Ministrja e Jashtme Megi Fino mori çmimin Çmimin Mbështetës të Barazisë Gjinore në emër të qeverisë shqiptare.

Zyrtarja e lartë i shprehu mirënjohjen e saj popullit shqiptar për mikpritjen dhe dhënien e ngrohtësisë për njerëzit në nevojë. Ajo falënderoi popullin shqiptar për bashkëpunimin dhe miqësinë e ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Gjatë takimit të saj me Zëvendës Ministren e Jashtme Fino, zyrtarja e lartë pati gjithashtu mundësinë për të diskutuar çështje të rëndësishme si fuqizimi i grave, paqja dhe siguria”, shkruhet në postimin e ambasadës së SHBA.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës