SHBA, vrasja e shqiptares dhe 2 fëmijëve të saj, miq dhe të afërm bëjnë homazhe dhe ndezin qirinj! Ja kur pritet t’i jepet lamtumira e fundit

SHBA, vrasja e shqiptares dhe 2 fëmijëve të saj, miq dhe të afërm bëjnë homazhe dhe ndezin qirinj! Ja kur pritet t’i jepet lamtumira e fundit

Homazhet në SHBA për 43 vjeçaren dhe 2 fëmijët e saj

Ornela Morgan, shqiptarja 43 vjeçare që u vra nga bashkëshorti në SHBA së bashku dy djemtë e saj Gabriel, 12 vjeç dhe Liam 10 vjeç do të varrosen të premten më Massachusetts.

Shqiptarja dhe 2 djemtë e saj u gjetën të vdekur në 30 dhjetor në shtëpinë e tyre në New York. Bashkëshorti i Ornelës, Watson Morgan, 49 vjeç, rreshter policie, ishte autori i ngjarjes së rëndë ku vrau gruan dhe dy fëmijët e më pas i dha fund edhe jetës së tij.

Mediat e huaja shkruajnë se pasditen e sotme (11 janar), u mbajtën homazhe në Kishën e Shën Françeskut në nder të nënës shqiptare dhe 2 fëmijëve të saj, ndërsa të nesërmen do t’i jepet lamtumira e fundit.

Prindërit e 43 vjeçares, të cilët jetojnë në Korçë kanë refuzuar të japin detaje për ngjarjen për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës