SHBA, vrau 18 mace, gjykata e
dënon me 16 vite burg
Një gjykatë në Santa Clara të Kalifornisë dënoi me 16 vjet burg vrasësin e maceve, Robert Farmer, 26 vjeç.
Një gjykatë në Santa Clara të Kalifornisë dënoi me 16 vjet burg vrasësin e maceve, Robert Farmer, 26 vjeç.
Kafshët e zhdukura i përkisnin zonës përreth parkut të Kambrianit në San Jose. Disa prej maceve të gjetura ishin torturuar nga Farmeri, dy prej tyre u gjetën në një kosh mbeturinash. Një nga macet e zbuluara u ekzaminua se ishte dhunuar seksualisht.
I dënuari u arrestua në tetor të vitit 2015 gjatë kohës që po flinte gjumë me një nga macet e vrara në makinën e tij.
Gjatë seancës gjyqësore, ai pranoi akuzat e kryerjeve të krimeve mizore ndaj 21 maceve: 18 prej tyre i kishte vrarë dhe 3 të tjera i kishte lënduar.
Në letrën e shkruar nga Farmeri, e cila u lexua në gjyq nga avokati i tij citohej:
“Duket sikur një njeri tjetër i ka kryer këto krime, por e di që ai jam unë. Është kaq e vështirë të pranoj se i kam bërë ato krime. Unë u kam rrëmbyer një pjesëtar të këtyre familjeve. Fakti që kam qenë jashtë kontrollit nuk përbën justifikim”.Zv-prokurorja e Distriktit të Kontesë së Santa Klarës Aleksandra Elis e hodhi poshtë letrën e Robert Farmerit duke e konsideruar veprimin e tij një përpjekje për të fituar mëshirë.
“Gjykatësja miratoi analizën time. Ajo e dënoi me 16 vjet burg. Shpresojmë që kjo kohë të jetë sa më e gjatë”, tha Elis.
Robert Farmerit iu ndalua të mbante apo të kujdesej për një kafshë shtëpiake për një periudhe 10 vjet pasi të lirohej nga burgu si dhe detyrohet të qëndrojë larg parkut të Kambrianit.
D.V/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4575
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45