Një 36-vjeçar në Misuri të SHBA, për arsye ende të paditura ka vrarë 8 persona dhe ka plagosur një tjetër në 5 banesa të ndryshme.
Policia e Misurit e cila ishte vënë në lëvizje për kapjen e autorit të vrasjeve ka gjetur edhe vetë autorin të vetëvrarë.
Ndërsa vijojnë hetimet, policia e SHBA ende nuk ka një pistë të qartë për arsyet që e kanë shtyrë 36-vjeçarin që të realizojë këto vrasje, pasi krimet janë kryer në banesa të ndryshme brenda së njëjtës ditë.
“Aktualisht jemi duke hetuar në 6 skena të ndryshme, përfshirë edhe vendin ku dyshohet se autori i dyshuar u gjet i pajetë”- deklaron një oficer policie.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com