SHBA- Gazetarja dhe operatorja e një televizioni në SHBA janë ekzekutuar teksa ishin duke transmetuar LIVE gjatë një interviste. Mësohet se viktimat janë gazetarja Alison Parker dhe operatori Adams Ward të cilët ishin duke mbuluar një histori për TV amerikan WDBJ në Virxhinia.

Sipas mediave amerikane autori është një ish-punonjës i televizonit WDBJ, i cili ka kryer vetëvrasjen ndërsa ishte në ndjekje nga policia.  

Mbetet ende enigmë se cilat kanë qenë motivet që e kanë çuar drejt këtij akti, por fakt është se viktima të sulmit kanë qenë vetëm gazetarja Alison Parker dhe operatori Adams Ward ndërsa gruaja të cilën ata po intervistonin ka shpëtuar, duke lënë të hapur pistën e ndonjë hakmarrje personale ndaj tyre.

Nga ajo çfarë mund të kuptohet nga videoja, autori ka ardhur duke qëlluar me një pistoletë disa herë në drejtim të grupit të xhirimit. Përveç të shtënave që dëgjohen disa herë me breshëri, dëgjohen edhe ulërimat e gruas që po intervistohej.

Në video operatori ka mundur të filmojë personin që e vrau, çfarë ka shërbyer si indicie për të bërë edhe identifikimi i autorit, ish-punonjësi i TV WDBL7,  Vester Flanagan i cili njihej me nofkën "Bryce Willams". 

Gjithashtu Flanagan ka publikuar në rrjetin e tij social "Twitter" edhe pamje nga momenti i vrasjes së dy gazetarëve.

autori i vrasjes shba
(Në foto autori i vrasjes duke qëlluar mbi operatorin Adams Ward)

vrasesi i gazetarve
(Në foto autori i dyshuar vrasjes, Vester Flanagan)


Vrasjet, Obama: Më thyet zemra nga lajme të tilla, numër i lartë viktimash nga incidentet me armë

Presidenti Obama floli për ngjarjen gjatë një interviste televizive pasi u pyet nga gazetarja.
“Ne e dimë që numri i personave që vriten në incidentet me armë në këtë vend është i lartë, më thyet zemra çdo herë që dëgjoj apo lexoj për këto lajme.  Viktimat nga incidentet me armë janë shumë sa nuk 'krahasohen' me viktimat e shkaktuara nga terrorizmi”. - ka deklaruar presidenti Obama për ngjarjen në Virxhinia ku gjatë raportimit live u vranë nga një ish-kolegë i tyre, gazetarja Alison Parker dhe operatori Adams Ward. 

obama
(Presidenti Obama gjatë intervistës duke folur për vrasjen e gazetares dhe operatorit)

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)