SHBA/ Vuajti gabimisht dënimin për 27 vjet, fitoi pafajësinë falë pikturave

SHBA/ Vuajti gabimisht dënimin për 27 vjet, fitoi pafajësinë falë pikturave

Ish i burgosuri, Valentino Dixon

Krijimet e veçanta të Valentino Dixon i tërhoqën vëmendjen një roje të burgut, e kjo u bë shkas për rishikimin e rastit te tij. 48-vjeçari akuzohej për një vrasje të kryer në New York gushtin e vitit 1991 pas sherrit që kishte nisur për një femër. Për vite me radhë, Valentine e ka pranuar se ndodhej në vendin e ngjarjes, por ishte në një dyqan atje duke blerë birra.

Vizatimet e tij, që paraqesin peisazhe te mrekullueshme fushash golfi edhe pse autori vetë nuk e ka provuar kurrë këtë sport, bënë që ai të shihej me sy tjetër dhe çështja të rishikohej.

Pikërisht gjatë këtij procesi, u vu re se gjykimi i parë kishte pasur të meta të mëdha; disa persona te cilët mund të tregonin se ai vërtet nuk kishte shkrepur armë natën e krimit, nuk u thirren të dëshmonin, e po kështu çuditërisht, në bankën e dëshmitarët si rrallë ndonjëherë, nuk u ul as hetuesi i vrasjes.

Të gjitha këto treguan se Dixon ka thënë gjatë gjithë kohës të vërtetën. Një tjetër person e pranoi autorësinë e krimit, dhe Valentino më në fund e fitoi lirinë pas 27 viteve të kaluara prapa hekurave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025