Sipas sekretarit amerikan të mbrojtjes Chuck Hagel, SHBA-ja ka paralajmëruar Korenë e Veriut se është pranë vijës së rrezikut dhe se Washingtoni është i gatshëm për t’u përgjigjur provokimeve të tyre.
Hagel tha se shtetasit amerikanë nuk mund të frikësohen për një sulm të mundshëm nga ana e Koresë së Veriut në territorin amerikan pasi sipas tij, shteti ka kapacitete të mjaftueshme për t’u mbrojtur nga çfarëdo sulmi që mund të vijë nga Korea Veriore.
Shtetet e Bashkuara, Korea e Jugut dhe Japonia janë vënë në gjendje më të lartë gatishmërie pasi dyshohet se Korea Veriore po përgatitet për lëshimin e një rakete me rreze mesatare.
Forcat amerikane dhe ato të Koresë së Jugut janë në gjendje të lartë gatishmërie, ku radarë dhe satelitë janë fokosuar në bregun lindor të gadishullit korean ku besohet se qeveria e Kim Jong-un besohet të ketë përgatitur raketat balistike gati për lëshim, në çdo moment.
Disa analistë të gjeopolitikës thonë se kjo periudhë në Azinë juglindore është më e tensionuara në rajon, që prej fundit të luftës koreane në vitet ’50.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com