SHBA, Washingtoni ndëshkon një kompani kineze për shkelje të sanksioneve kundër Iranit

SHBA, Washingtoni ndëshkon një kompani kineze për shkelje të sanksioneve  kundër Iranit

Sipas shefit të diplomacies amerikane Mike Pompeo, SHBA ka vendosur sanksione kundër entitetit kinez Zhuhai Zhenrong dhe drejtorit të saj të përgjithshëm Youmin Li, për arsye se ata kanë shkelur ligjin amerikan duke pranuar naftë nga ana e Teheranit.

Pompeo e bëri deklaratën gjatë një fjalimi në Florida.

Presidenti amerikan, Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja ndërkombëtare e vitit 2015, e arritur mes fuqive të mëdha dhe Teheranit, për të penguar që ky i fundit të pajisej me armën atomike, duke e gjykuar marrëveshjen si shumë të dobët.

Që prej asaj kohe, presidenti amerikan ka rivendosur sanksionet që ishin hequr në kuadër të kësaj marrëveshje dhe i ka ashpërsuar gradualisht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen