SHBA, zbulohet spiuni që ia dha Iranit planet sekrete të Izraelit! Ishte agjenti i CIA-s dhe jo konsulenti i Pentagonit

SHBA, zbulohet spiuni që ia dha Iranit planet sekrete të Izraelit! Ishte agjenti i CIA-s dhe jo konsulenti i Pentagonit

Foto ilustruese

SHBA- Pak javë nga lajmi për rrjedhjen e informacioneve sekrete të planit të Izraelit për hakmarrje ndaj sulmit të Iranit në muajin tetor, duket se agjencitë ligjzbatuese amerikane kanë gjetur edhe spiunin brenda tyre.

“Nishani që kishte përhapur planet sekrete të Izraelit kundër Iranit nuk ishte konsulenti i lindur në Iran, konsulent në Pentagon aktualisht, por një agjent i CIA-s”, shkruan “La Repubblica”.

Mediat amerikane raportojnë se Asif Rahman u arrestua në Kamboxhia dhe është i dyshuari për rastin. Dyshimet dhe provat paraprake që çuan te konsulenti i Pentagonit me origjinë iraniane ishin të rreme për të ngatërruar hetimet. Ai e ngriti pistën false duke devijuar vëmendjen e autoriteteve për "nishanin" e dyshuar.

Asif Rahman është aktualisht i paditur nga gjykata federale për shkelje të aktit të spiunazhit, i cili ndalon çdo spiunazh kundër Shtetet e Bashkuara.

Plani i Izraelit iu dha Iranit që mori masa të menjëhershme, duke sjellë edhe anulimin e hakmarrjes nga Tel Avivi për raketat e lëshuara ndaj Izraelit, shumica e të cilave u ndaluan nga mburoja “Iron Dome” e IDF-së.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar