SHBA zbulon hilen e këngëtarëve shqiptarë! Mblidhnin para me fshesë, tashmë ju ndalohet hyrja (FOTO)

SHBA zbulon hilen e këngëtarëve shqiptarë! Mblidhnin para me fshesë, tashmë ju ndalohet hyrja (FOTO)

U përfol në media se disa prej këngëtarëve shqiptarë u ishte hequr e drejta për të hyrë në SHBA dhe u është  refuzuar viza.

Ndër të parët që u lakua për vendimin e rreptë të SHBA-ve ishte këngëtari Gena, të cilit i është ndaluarhyrja në Amerikë përjetësisht.  

Disa prej emrave të  tjerë të përmendur janë Shkëlzen Jetishi (Xeni), Afrim Muqiqi, Majk etj.

Sipas Gazeta Metro, Genës i është ndaluar përjetësisht hyrja në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak se nuk ka paguar detyrimet tatimore mbi koncertet e mbajtura në shtetin amerikan. Në një intervistë për Klan Kosova, menaxherja e Genës i ka mohuar këto zëra duke u shprehur bëhet fjalë për të tjera çështje.

Sipas Klan Kosova, arsyeja pse SH.B.A u ka refuzuar vizën këngëtarëve lidhet me vizat turistike dhe shfrytëzimin e tyre për punë. Pra, për të punuar në një vend të caktuar të duhet me patjetër vizë pune, jo turistike.

1/4
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diku: 13/03/2019 14:26

    Jan mesuar ne kosov edhe shqiperi keta plehera duke marre lek qyl pa paguar asnje lloj takse. Tallin bythen me lek e refugjatve po mire ja u bejne kan lek ate qe i hedhin keshtu ne toke per te degjuar keto bilbila kengetash. Edhe falas te jet hyrja nuk shkoj ti degjoj.

    Përgjigju
  • Vip: 13/03/2019 14:12

    Kta jane te vet quajturit “Pseudo Vip-a” te SHQIPERISE,te cilet po ja nxijn faqen ketij vendi ne mbare boten,nuk duhet ti pergjithsojme te gjithe por nj pjese e meritojne te “denohen”jo vetem nga SHBA por edhe nga shum vende te tjera ashtu si dhe ne Shqiperi, EVASION FISKAL I PASTER.

    Përgjigju
    • Ela: 13/03/2019 22:13

      Mire ja u kane bere. Askund ne bote nuk hedhen parate ne toke e shkelen me kembe si te Shqiptaret. Eshte nje gjest shum i keq qe nuk i perket qyteterimit modern . Kudo ne bote kengetari paguhet per koncertin qe ben , nga shitja e biletave . Por jo te hudhen para ne ate menyre te pakontrolluar.Te shkelesh mbi djersen e dikuj qe ka punuar shum per ato para eshte mekat . Ne jete bote lahen te gjitha mekatet. Ishalla po mbushen mend ndonjehere . Paqe per te gjithe.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale