SHBA: Zelensky nuk ka kërkuar trupa perëndimore! Macron sërish: Nuk përjashtohet dërgimi i tyre në Ukrainë

SHBA: Zelensky nuk ka kërkuar trupa perëndimore! Macron sërish: Nuk përjashtohet dërgimi i tyre në Ukrainë

Shtëpia e bardhë deklaroi përmes zëdhënësit për sigurinë kombëtare John Kirbi sy se presidenti ukrainas Volodimir Zelensky kurrë nuk ka kërkuar që trupat perëndimore të përfshihen në luftimet ndaj agresionit rus në Ukrainë.

“Presidenti Zelensky nuk po e kërkon këtë, ai vetëm po kërkon pajisje dhe aftësi. Ai kurrë nuk ka kërkuar që trupa të huaja të luftojnë për shtetin e tij”, tha Kirby i pyetur nga gazetarët pas një deklarate të përsëritur nga presidenti francez Emanuel Macron se nuk duhet të përjashtohet kjo ide.

Macron tha se i qëndronte plotësisht deklaratës së bërë javën e kaluar se nuk duhet të përjashtohet mundësia e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë, deklaratë që shkaktoi tronditje të fortë në mbarë Evropën. Gjatë një vizite në republikën çeke ai tha se aleatët e Ukrainës duhet të mos duken frikacakë kur mbështesin Kievin.

“Dhe besoj se dy shtetet tona janë të vetëdijshme për atë që po ndodh në Evropë, që lufta është kthyer në tokën tone. A është apo nuk është kjo lufta jonë? A mund të mbyllim sytë dhe t’i lëmë gjërat të rrjedhin? Nuk mendoj, prandaj bëra thirrje për një rritje strategjike dhe plotësisht qëndroj pas asaj”,

Sipas liderit francez kërcënimi është bërë i pandalshëm dhe po përhapet çdo ditë në shtetet evropiane. Ndërkaq shefi i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse, Sergei Naryshkin, reagoi për mediat ruse duke I konsideruar deklaratat e Macronit shfaqje të papërgjegjshmërisë së udhëheqësve evropianë dhe se ata po e çojnë botën në prag të një lufte bërthamore.

Shumica e aleatëve evropianë kanë deklaruar se nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë pasi deklaratës së Macron më 26 shkurt se nuk duhet përjashtuar mundësia që trupat perëndimore të dërgohen në Ukrainë. Zyrtarët francezë kanë tentuar të sqarojnë deklaratat e Macronit dhe të minimizojnë kritikat, ndërsa kanë insistuar se ka nevojë të dërgohet një mesazh i qartë te Rusia se nuk mund të fitojë në Ukrainë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar