SHBA, zemërimi i uraganit ‘Dorian’ pritet të godasë në Florida (VIDEO)

Në SHBA, uragani Dorian, i cili tashmë është forcuar në një stuhi të kategorisë 4 me erëra që kanë arritur shpejtësinë 130 km/orë, po largohet nga brigjet e Bahamas dhe po drejtohet për në Florida, ku prej disa ditësh kanë nisur evakuimet.

Në pritje në zemërimit të stuhive, banorët janë furnizuar me ushqime dhe ujë, të cilat po bëhen gjithnjë e më të pakta.

Shumë stacione karburanti janë mbyllur.

Kompanitë e energjisë elektrike kanë dërguar në terren përforcime për t’i bërë ball ndërprerjeve të mundshme.

Aeroporti ndërkombëtar i Orlando ka ndërprerë të gjitha fluturimet.

Mjaftë universitete kanë pezulluar mësimin dhe do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri të martën.

Edhe dy termocentralet bërthamore po përgatiten të mbyllen nëse konfirmohet se stuhia do ti kercenojë.

Nga ana e autoriteteve lokale, mendohet se dëmet e mundshme të shkaktuara mund të vlerësohen nga 18 deri 20 miliardë dollarë.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili dje anuloj një vizitë zyrtare në Poloni, po mban kontakte të drejtpërdrejta me autoritetet lokale dhe po ndjek zhvillimet nga Camp David. Ai i ka paralajmëruar banorët të jenë të vetëdijshëm pasi Dorian ‘mund të jetë shkatërrues’.

Sipas ekspertëve, të cilët kanë frikë se Florida do të jetë për disa ditë nën pushtetin e stuhive, Dorian është potencialisht një nga uraganet e llojit ‘më të keq’, i atyre që ‘qëndrojnë për shumë kohë mbi zonat metropolitane’.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?