Presidenti amerikan Donald Trump, ka vendosur ta zgjasë emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor të paktën deri më 26 qershor të vitit 2026.

Statusi i emergjencës i firmosur për herë të parë në qershor të vitit 2001 nga Presidenti i kohës George Bush, do të zgjatet siç lexohet në dokument përtej 26 qershorit të këtij viti.

Argumentimi për këtë zgjatje që është firmosur në 22 qershor nga Presidenti i SHBA, qëndron tek situata aktuale e ballkanit pernëdimor.

“Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor, përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetet penguese, si dhe situata në Ballkanin Perëndimor, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Vendimi mund të jetë sinjal se Uashingtoni vazhdon ta shohë Ballkanin Perëndimor si shqetësim për sigurinë dhe stabilitetin thotë REL, sidomos Kosovën dhe Bosnjen.

DASH e paraqiti në një raport në maj, BP si rajon me rëndësi të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe interesat ekonomike amerikane.

Raporti nënvizon gjithashtu angazhimin e SHBA-së për t’iu kundërvënë ndikimit të rrymave ruse e kineze në rajon.

Bosnje Hercegovina dhe Kosova shihen si gjurmët me potancial destabilizimi më të lartë teksa më 12 NATO njoftoi se, gjatë vitit të ardhshëm, do të bëjë atë që e cilësoi përshtatje graduale të pranisë së saj në Kosovë, që do të sjellë uljen e pranisë së saj ushtarake me arsyetimin e një situate të qëndrueshme sigurie.

Urdhri ekzekutiv dhe zgjatja e afatit të tij, u jep institucioneve amerikane autoritetin për të vendosur sanksione ndaj individëve ose entiteteve që konsiderohen si kërcënim për sigurinë, paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.