BRUKSEL- Zëvendësndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit, Philip Reeker ka vënë theksin në rëndësinë e jashtëzakonshme të zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen më 23 qershor në Shqipëri.
Duke folur në Bruksel, Reeker tha se Shqipëria ka rastin t’i dëshmojë jo vetëm bashkësisë ndërkombëtare, por edhe vetë qytetarëve të saj se është në gjendje të zhvillojë zgjedhje demokratike dhe të lira.
Gjithashtu Reeker tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara për retorikën nacionaliste që dëgjohet nga politikanët në Shqipëri, duke theksuar se “kjo retorikë devijon fokusin nga çështjet e rëndësishme dhe nuk do të ndihmojë as në zhvillimin e ekonomisë, e as në zgjidhjet e problemeve siç janë papunësia dhe problemet tjera”.
Reeker ka thënë se për Bashkimin Evropian është e rëndësishme që të vazhdojë politikën e zgjerimit në BE dhe të ketë të hapur edhe perspektivën për vendet e rajonit të Ballkanit.
Duke folur në takimin me gazetarët zëvendësndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit tha se SHBA-të do të vazhdojnë të jenë të fokusuara në Ballkan dhe do të ketë vazhdimësi edhe me bashkëpunimin e tyre me BE-në në këtë zonë të Evropës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të punojnë së bashku me Bashkimin Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor edhe pas ndryshimeve në krye të departamentit amerikan të Shtetit”, u shpreh Reeker.
Reeker gjatë qëndrimit në Bruksel ka pasur takim me grupin punues për Ballkanin në selinë e Bashkimit Evropian, sikur edhe takime në selinë e NATO-s.
Redaksia online
(evropaelirë/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com