MIÇIGAN - Dy të rinj të dashuruar, paraprakisht 14 dhe 13 vjeç, janë larguar nga shtëpitë, pasi prindërit e pengonin dashurinë e tyre. Braxton Wood dhe Jayden Thomas, paraprakisht 14 dhe 13 vjeç, pasi prindërit e tyre nuk e kanë pranuar dashurinë e tyre, ata kanë bërë një zgjedhje dramatike, duke u larguar nga shtëpitë pa lënë gjurmë.

Në 26 gusht djali kishte marrë makinën e të atit edhe pse pa patentë, ai ka marrë të dashurën e tij dhe janë larguar. Nga mediat amerikane, ata janë cilësuar si Romeo e Xhulieta të Michigan-it

Ndërkohë që dy adoleshentët, u drejtuan për në Chicago, 400 km larg nga shtëpitë e tyre dhe pasi u mësua largimi i tyre, u vu në lëvizje një investigator privat.

Pas disa javësh kërkimesh, investigatori, i ka gjetur, falë një sinjalizimi që erdhi nga një pikë karburanti, ku ata kishin ndaluar dhe janë shoqëruar nga policia.

Gjykatësi, që ka gjykuar rastin e tyre, i ka dhënë fund kësaj dashurie të pamundur. Pas vendimit, adoleshentët Braxton e Jayden, tani janë të detyruar të mbajnë në puls një byzylyk me Gps, që do të kontrollojë çdo lëvizje të tyre, duke evituar kështu që ata të takohen me njëri-tjetrin.

Gjithashtu ata do të ndiqen edhe nga një psikoterapist dhe nga shërbimet sociale.

Për familjet e tyre, vendimi i gjykatës është i drejtë, pasi ishte vënë re se raporti i adoleshentëve ishte bërë tepër romantik dhe intensiv, për moshën që ata kanë.

Ashtu si Romeo e Xhulieta edhe në këtë rast, dashuria e dy të rinjve u ndalua nga familjet e tyre.

Edhe pse vendimi i Gjykatës është shumë drastik për dy adoleshentët, kur të rriten, ata do e kuptojnë rendësinë e gabimit që bënë me largimin e tyre nga shtëpia. Edhe pse nuk do të harrojnë, ato dy javë të mrekullueshme të kaluara me njëri- tjetrin.
 
Redaksia online
(Elvana Bilali/ac/shqiptarja.com)