KALIFORNI- Një zjarr masiv në Amerikë ka detyruar evakuimin e më shumë se 1200 personave dhe 500 shtëpive, në afërsi të Sacramentos në Kaliforni. Për shkak të erës së fortë zjarri përfshiu më shumë se 1 200 hektarë pyje duke shkatërruar disa ndërtesa dhe vetëm një person të lënduar lehtë.
 
Punonjësit e pyjeve raportuan vatra zjarri të mëdha që nuk mund të shuheshin, por rënia e temperaturave dhe ndryshimi i drejtimit të erës gjatë mbrëmjes bëri që misioni i shpëtimit të pjesës së mbetur të pyllit të kryhej me sukses.

Banorët e zonës dhe shumë kafshë janë evakuuar në ambientet e një shkolle, larg zonës së rrezikut.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)