Shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të shpëtuar banorë e apartamentit që kishin ngelur të bllokuar për shkak të zjarrit dhe tymit. Në këtë zonë raportohet se nuk banojnë shqiptarë. Pas lajmit për zjarrin ka reaguar dhe ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber e cila shpjegon se nuk raportohet për asnjë shqiptar të lënduar.
[gallery]25223[/gallery]
Njoftimi i ambasadores:
Nr emergjence: 347.241.44 34
Para pak orësh u informova se sonte (28 dhjetor) një zjarr masiv ka rënë në orën 19.00 (ora lokale) në Bronx, Nju Jork.
Zyra e Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut njofton se të paktën 12 vetë kanë humbur jetën dhe një numër i konsiderueshëm janë plagosur nga zjarri i rënë në një ndërtesë apartamentesh që ndodhet në Prospect Avenue afër Kopshtit Zoologjik në Bronx. Temperaturat e ulta në minus 10° celcius e vështirësojë së tepërmi trajtimin e situatës.
Çdo ndihmë e dhënë në këtë moment është e vlefshme.
Me shumë keqardhje për tragjedinë e rëndë dhe me shqetësimin se Bronxi është një nga lagjet shumë të populluara me familje me prejardhje shqiptare, kam ndjekur nga afër situatën. Nga informacionet zyrtare të deritanishme, nuk kemi njoftim për shtetas shqiptarë të dëmtuar apo të plagosur. Nga përfaqësues të komunitetit konfirmoj që ajo zonë nuk është zakonisht e populluar me familje shqiptare.
Për çdo rast, mund të na telefononi menjëherë. Numrat e emergjencës për Albanian Embassy to the US, në Nju Jork dhe në Uashington DC janë respektivisht:
347.241.44 34 ose
202.758.9526
Në gatishmëri për të ofruar çdo gjë që kemi mundësi.
Floreta Faber
Ambasadore e RSH në SHBA
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com