Zjarre masive në Los Anxhelos, mijëra të evakuuar dhe dëme (FOTO+VIDEO)

Më shumë se 30,000 banorë janë evakuuar nga një zonë luksoze bregdetare e qytetit të Los Anxhelosit që nga e marta, mes tyre edhe yje të Hollivudit. Rrugët e bllokuara kanë bërë që njerëzit të braktisin makinat e tyre dhe të largohen në këmbë. Flakët kanë djegur shumë shtëpi në kodrat përgjatë oqeanit.

“Qyteti Los Anxhelos po përjeton një situatë të motit ekstrem. Lagështia e ajrit ishte shumë e ulët, rreth 12% kur filloi zjarri dhe era kishte një shpejtësi prej rreth 50 kilometra në orë”, tha shefja e zjarrfikëses së qytetit Los Anxhelos, Kristin Crowley

Zjarret kanë shkatërruar një sipërfaqe mbi 1 mijë hektarë në zonën e famshme “Pacific Palisades” e cila ndodhet mes qytezave bregdetare Santa Monica dhe Malibu, njoftuan zyrtarët.

“Deri tani, zjarret kanë shkatërruar një sipërfaqe prej disa mijëra hektarësh. Zjarri po përhapet nga një kombinim i erërave të forta dhe terrenit malor përreth, çka i bën tejet të vështira përpjekjet për të shuar zjarrin”, tha zonja Crowley.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

“Rreziku nuk është eliminuar. Shërbimi i motit ka njoftuar për përkeqësimin e erërave që po përhapin zjarret”, tha guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom.

Zyrtarët thonë se situata do të përkeqësohet ndërsa flakët përfshinë edhe qytetin Altadena duke shkrumbuar ndërtesa dhe gjithçka tjetër.

“Shërbimi Kombëtar i Motit ka parashikuar shtimin e erërave dhe se ato do të jenë më të forta”, tha Anthony Marrone, shefi i zjarrfikësve të Qarkut Los Anxhelos.

Mbrëmjen e së martës rreth 167,000 familje u njoftua se nuk kishin energji elektrike në qarkun Los Anxhelos. Zjarri në “Pacific Palisades” shkatërroi një sipërfaqe prej 11.6 kilometra katrorë. Kalifornia Jugore ka shënuar rreth 0.25 centimetra shi që nga muaji maj.

Situata e krijuar bëri që Presidenti Joe Biden të anulonte planet për një vizitë në qarkun Riverside për të njoftuar vendosjen e dy monumenteve të reja në shtetin e Kalifornisë.

Ekipet e emergjencave u detyruan të përdorin një traktor për të pastruar rrugën nga makinat e braktisura nga banorët në një rrugë të lagjes “Pacific Palisades”.

Parashikuesit e motit thonë se erërat e forta do të zgjasin disa ditë, që në disa raste arrijnë shpejtësinë deri 160 kilometra në orë dhe kanë nxitur në përhapjen e zjarreve. Shërbimi Kombëtar i Motit tha se erërat që vijnë nga qyteti Santa Ana, mund të jenë më të fortat në një dekadë./ VOA 

G.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Padova/ Telefonata e fqinjit tradhton bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar gjatë grabitjes me kapuçë dhe kaçavida!

Padova/ Telefonata e fqinjit tradhton bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar gjatë grabitjes me kapuçë dhe kaçavida!