SHBA, zyrtari i lartë kinez tregon informacione për rrjedhjen e Covid-19

SHBA, zyrtari i lartë kinez tregon informacione për rrjedhjen e Covid-19

Në një kohë që diskutimet për origjinën e Koronavirusit vazhdojnë, një zyrtar i lartë kinez bashkë me vajzën e tij i ka treguar administratës Biden informacione rreth “rrjedhjes” së koronavirusit nga një laborator në Wuhan.

Teoria që koronavirusi ka rrjedhur nga Instituti i Virologjisë në Wuhan apo nga ndonjë laborator tjetër shkencor në Kinë është përshkruar si konspirative nga shumë, edhe pse pas një video të bërë publike nga Sky News Australia, laboratori kishte vazhduar prej vitesh eksperimentet me lakuriqët e natës.

Zyrtari kinez,  57-vjeçari Dong Jingwei ka shërbyer si zëvendës ministër në Ministrinë e Sigurisë Kombëtare të Kinës, e cila është praktikisht Shërbimet Sekrete të vendit.

Lajmi që zyrtari i lartë kinez është dorëzuar në Shtetet e Bashkuara ka dalë në dritë ditët e fundit, pas “thashethemeve” që po qarkullojnë në mediat sociale kineze.

Gjithçka filloi me një tweet nga Han Lianchao, një ish-zyrtar i Ministrisë së Jashtme kineze, i cili u dorëzua në Shtetet e Bashkuara në 1989.

Në një postim më 16 qershor, ish-zyrtari kinez deklaron se Jingwei u dorëzua në Shtetet e Bashkuara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu