Kryetarja e Dhomës në Kongresin amerikan Pelosi, përmes një reagimi në Twitter ka deklaruar se “Veprimet e Donald Trump kanë shkelur seriozisht kushtetutën, demokracia në SHBA është vënë në diskutim, presidenti nuk na la zgjidhje tjetër veçse të veprojmë ligjërisht”.
Në një tjetër deklaratë në television, Pelosi u shpreh se "askush në Amerikë nuk është mbi ligjin, presidenti nuk është mbi ligjin".
Nuk ka vonuar edhe reagimi i Presidentit Trump, teksa shkroi në Twitter, "Demokratët, të papunë dhe të majtë, sapo kanë njoftuar se po më akuzojnë për asgjë. Ka rrezik që nga kjo iniciativë e tyre, në të ardhmen Impeachment do të përdoret në mënyrë të zakonshme për të sulmuar presidentët që do të vijnë. Pelosi, turp për ty”.
Me aktakuzën e Dhomës në Kongresin amerikan, hetimi i fajësimit për Donald Trump hyn në një fazë vendimtare.
Miratimi i impeachment, sipas asaj që përcakton kushtetuta, i ka hapur rrugën procesit përfundimtar që do të zhvillohet në Senat, ku duhen dy të tretat e votave të njëqind senatorëve për të shkarkuar presidentin Trump. Por në këtë organ të Kongresit shumica është republikane, 53 kundër 47 demokratë. Për të shkarkuar Trump janë të nevojshme 67 vota.
Presidenti amerikan është akuzuar se ka ushtruar presion ndaj homologut të tij ukrainas, Zelensy, për të nisur një proces hetimor për korrupsion ndaj ish djalit të Joe Bide, kundërshtari i tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2020, me qëllim njollosjen e figurës së tij.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 897
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shefi i NATO-s mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Aleanca është bërë më e fortë falë meje! Fjalë premtuese nga Putin për armëpushimin, shpresoj të bëjë gjënë e duhur
13 Mars, 18:01
-
Putin: Pro armëpushimit në Ukrainë nëse sjell paqe të qëndrueshme, por ka disa pikëpyetje! E mundshme një telefonatë me Trump! Ukrainasit në Kursk të tërhiqen ose do të vdesin
13 Mars, 16:59
-
Inflacioni në Shtetet e Bashkuara shënoi rënie gjatë shkurtit
13 Mars, 16:13
-
Rusia jep sinjale refuzimin për armëpushimin 30 ditor! Zelensky: Ata kërkojnë zvarritjen e luftës
13 Mars, 14:50
-
Përshkallëzohet 'lufta' Trump- BE/ Presidenti: Nëse nuk pini uiskin tonë, do e rrisim 200 % tarifën e verërave tuaja
13 Mars, 14:42
-
Shefi i NATO-s viziton Uashingtonin, pritet të takohet me Trump! Në fokus lufta në Ukrainë dhe mbrojtja e vendeve anëtare të aleancës
13 Mars, 14:14
-
Trump: Nëse Rusia nuk pranon armëpushimin me Ukrainën, do të përballet me sanksione shkatërruese
12 Mars, 19:44
-
Frrok Çupi: Pse thjesht madhështore?!
12 Mars, 18:09
-
G7 diskuton mbi Ukrainën pasi SHBA rifillon ndihmat për Kievin
12 Mars, 15:45
-
Urdhër- ndalimi për Dodik, analistja për Report Tv: Ka mbështetje të madhe nga Vuçiç! Ardhja e djalit të Trump në Serbi shihet si mbështetje e SHBA
12 Mars, 12:50
-
Bitcoin si një rezervë strategjike e SHBA, çfarë dihet për planin e Trump për kriptomonedhat
12 Mars, 11:58
-
Groenlandë/ Opozita fitore surprizë, udhëheq partia e qendrës së djathtë, ndërsa Trump pretendon kontrollin e territorit
12 Mars, 11:18