SHBA-ja, bastisje në depon e armëve Houthi në Jemen

SHBA-ja, bastisje në depon e armëve Houthi në Jemen

Avioni luftarak B-2

Shtetet e Bashkuara zhvilluan një sulm kundër depove të armëve Houthi në Jemen duke përdorur gjithashtu bombarduesin e famshëm  B-2, avionin luftarak më të shtrenjtë të prodhuar ndonjëherë.

Komanda qendrore e ushtrisë amerikane specifikoi se përdorimi i këtij lloji avioni "demonstron aftësitë globale të goditjes së Shteteve të Bashkuara kundër këtyre objektivave kur është e nevojshme, në çdo kohë, kudo".

"Forcat e Qendrës së Komandës Qendrore (Centcom) kryen sulme ajrore të shumta dhe të sakta në depo të shumta armësh të rebelëve Houthi në zonat e kontrolluara prej tyre në Jemen", thuhet në shënimin ku flitet për magazina që përmbajnë armë konvencionale të avancuara të përdorura kundër ushtrisë amerikane dhe anijet civile që lundrojnë në ujërat midis Detit të Kuq dhe Gjirit të Adenit.

Këto veprime - vazhdon deklarata - u ndërmorën për të zvogëluar aftësinë e rebelëve Houthi. Rebelët, nëpërmjet qendrës së tyre politike njoftuan pas goditjes amerikane se do të reagojnë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët