SHBA-ja dhe Japonia së bashku në Hënë dhe Mars

SHBA dhe Japonia janë dakordësuar për të bashkëpunuar në eksplorimin e hapësirës. Në Tokio, gjatë një konference të përbashkët për shtyp, presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri japonez Shinzo Abe anonçuan interesin e e tyre për të shkuar në Hënë.

“Dy vendet tona do të shkojnë në Hënë dhe Mars shumë shpejt. Dhe nga këndvështrimi ushtarak, tani nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa hapësira”, theksoi Trump pa dhënë detaje.

Kryeministri japonez Shinzo Abe nga ana e tij, konfirmoi se Japonia “kërkon të ecë dorë për dore me SHBA në çështjet e rëndësishme të Planetit. Gjithashtu shumë shpejt ne do të bëjmë disa investime të reja e të rëndësishme në SHBA”. Ai theksoi gjithashtu se  “e sheh vizitën e Trump në Japoni si provën që marrëdhëniet dypalëshe janë të mbështetura mbi baza të forta”.

Projektet amerikane për të rikthyer njëriun në Hënë kanë nisur me mbështetjen financiare prej 21 miliard dollarësh që administrata amerikane i ka akorduar Nasa-s. Kjo është përpjekja e dytë pas misionit “Apollo” që njerëzimi kërkon të shkoj në Hënë./Përgatiti Ilir Çuçi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin