SHBA-të shtyjnë vendosjen e tarifave ndaj mallrave të Kinës

 SHBA-të shtyjnë vendosjen e tarifave ndaj mallrave të Kinës

SHBA-ja e ka shtyrë vendosjen e tarifave për disa importe nga Kina deri më 15 dhjetor, për shkak të "sigurisë kombëtare dhe faktorëve të tjerë".

Prodhimet përfshijnë telefona celularë, laptopë, disa lodra, monitorë kompjuterash, këpucë dhe veshmbathje.

Lajmi befasues nga zyra e përfaqësuesit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara ngjallën një rritje prej 5% të aksioneve të kompanisë amerikane Apple.

Njoftimi u bë i ditur disa minuta pasi ministria e Tregtisë e Kinës tha se zëvendës-kryeministri, Liu Ai kishte zhvilluar një telefonatë me zyrtarët e tregtisë amerikane.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 1 gusht se do të vendosë një tarifë prej 10 për qind në 300 miliardë dollarë të mallrave kineze, duke fajësuar Kinën që nuk i zbatoi premtimet për të blerë më shumë produkte bujqësore amerikane. REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë