Grup pune për t’iu përgjigjur 'Sindromës së Havanës', SHBA-ja emëron dy zyrtarë

Grup pune për t’iu përgjigjur 'Sindromës së Havanës', SHBA-ja emëron dy zyrtarë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken emëroi të premten dy zyrtarë të rinj për të koordinuar reagimin e Uashingtonit ndaj të ashtuquajturave Sindroma e Havanës e që lidhen me probleme shëndetësore që kanë prekur diplomatët dhe zyrtarët amerikanë jashtë vendit.

Sekretari Blinken tha se ambasadori Jonathan Moore do të shërbejë si koordinator i Departamentit të Shtetit për Grupin e Punës për Reagimin ndaj incidentit shëndetësor, ndërsa ambasadorja Margaret Uyehara do të drejtojë një ekip që do të mbështesë punonjësit e prekur.

"Ky është një prioritet urgjent për Presidentin Biden, për mua, dhe gjithë qeverinë tonë," tha sekretari Blinken në një fjalim në Departamentin e Shtetit, duke u zotuar "t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje" dhe ndërkohë të kujdeset për të prekurit.

"Këto incidente i kanë lënë kolegët tanë me dëmtime serioze. Ata kanë përjetuar pasoja të rënda fizike, përfshi dhimbje të vazhdueshme koke dhe humbje dëgjimi. Ata kanë përjetuar gjithashtu dëmtime psikologjike, duke përfshirë trauma, ankth dhe depresion", tha ai.

Administrata e Presidentit Joe Biden është përballur me kritika nga të prekurit me Sindromin e Havanës dhe ligjvënësit se nuk i ka trajtuar me mjaft seriozitet ato që zyrtarët i quajnë incidente anormale shëndetësore. Një grup dypartiak senatorësh amerikanë i kërkuan zotit Blinken më 14 tetor të caktonte një koordinator të ri për përgjigjen ndaj këtyre incidenteve pasi zyrtari i mëparshëm dha dorëheqjen.

Rreth 200 diplomatë amerikanë, zyrtarë dhe anëtarë të familjes jashtë shtetit besohet se janë goditur nga sëmundja misterioze – me simptoma që përfshijnë migrenë, të vjella, dobësi të kujtesës dhe marramendje. Sindroma u raportua për herë të parë mes zyrtarëve amerikanë në kryeqytetin kuban në vitin 2016.

Në Kolumbi muajin e kaluar, Blinken u takua me anëtarë të komunitetit të ambasadës amerikane në Bogota të cilët janë prekur nga incidentet.

Koordinatori i ri, Moore, një diplomat karriere, u bëri thirrje diplomatëve amerikanë që mund të jenë prekur, të paraqiten dhe të raportojnë simptomat.

"Task Forca dhe unë besojmë dhe respektojmë ata që paraqiten në raportimin e incidenteve dhe do të jemi të pamëshirshëm në përpjekjet tona për t'u ofruar atyre kujdesin për të cilin ata kanë nevojë," tha ai./VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë