SHBA-ja konfirmon vrasjen e 9 shtetasve të saj në Izrael

SHBA-ja konfirmon vrasjen e 9 shtetasve të saj në Izrael

Nëntë qytetarë amerikanë janë vrarë në Izrael, konfirmoi më 9 tetor Shtëpia e Bardhë, përderisa luftimet mes forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit po vazhdojnë.

“Ne shprehim ngushëllime për familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurve dhe të plagosurve u urojmë shërim të shpejt”, u tha në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Mbi 700 persona janë vrarë në Izrael dhe mbi 500 në Gaza, që kur grupi militant palestinez Hamas nisi sulme masive ndaj Izraelit më 7 tetor. Po ashtu, është raportuar se militantët e Hamasit kanë zënë dhjetëra pengje izraelite.

Izraeli u kundërpërgjigj ashpër, duke kryer sulme ajrore në Gaza. Izraeli ka shpallur gjendje lufte dhe ka urdhëruar rrethimin e plotë të Gazës. Po ashtu, afër 300.000 ushtarë rezervistë janë thirrur për të luftuar kundër Hamasit.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër dhe mbesim në kontakt me partnerët tanë izraelitë, veçmas me autoritetet lokale”, u tha në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkaq, transmetuesi britanik, BBC, duke u thirrur në burime të sigurisë, raportoi se mbi 10 britanikë dyshohet se janë vrarë apo zhdukur që kur ka shpërthyer dhuna.

Izraeli dhe Hamasi në 15 vitet e fundit kanë zhvilluar katër luftëra. Hamasi – që është e shpallur organizatë terroriste nga Izraeli, SHBA-ja, BE-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe fuqi të tjera – udhëheq me Rripin e Gazës që nga viti 2007./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Fitorja me Romën, Granit Xhaka: Duhet të shënonim më shumë gola

Fitorja me Romën, Granit Xhaka: Duhet të shënonim më shumë gola