Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi të mërkurën se Qeveria amerikane do ta pezullojë ndihmën financiare në vlerë më shumë se 95 milionë dollarë për Qeverinë e Gjeorgjisë.
Blinken tha se pezullimi ka të bëjë me “veprimet antidemokratike dhe deklaratave të rrejshme të Qeverisë gjeorgjiane” të cilat “nuk janë në përputhje me kushtet për anëtarësim në BE dhe në NATO”.
Derisa ndihma për Qeverinë do të pezullohet, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i ndihmojnë programet dhe aktivitetet në Gjeorgji të cilat e forcojnë demokracinë, sundimin e ligjit, mediat e pavarura dhe zhvillimin e ekonomisë.
Bashkimi Evropian e pezulloi ndihmën për Ministrinë e Mbrojtjes së Gjeorgjisë më 9 korrik.
Në qershor, Parlamenti i Gjeorgjisë e kaloi një ligj për “agjentët e huaj”, të cili Uashingtoni e cilëson si jodemokratik.
Ligji u kërkon organizatave që e marrin më shumë se 20 për qind të financimit të tyre nga vendet e jashtme, të regjistrohen si agjentë të ndikimit të huaj. Ai u kritikua nga partitë vendore dhe nga Perëndimi, të cilat thonë se ai është i frymëzuar nga një ligj i ngjashëm rus për t’i luftuar kundërshtarët.
Në maj, Shtetet e Bashkuara vendosën regjim vizash dhe thanë se bashkëpunimi dypalësh me Gjeorgjinë do të rishikohet./ REL
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?
-
Po
75.3%
-
Jo
12.9%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 93
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Sulm me armë në autostradë, 7 të plagosur, autoritetet ende në kërkim të autorit
8 Shtator, 10:08
-
Fokusi i Von der Leyenit te zgjerimi: 2030 mund të jetë afat real
8 Shtator, 09:23
-
Shefi i CIA-s: Së shpejti do të kemi një plan të hollësishëm për armëpushim në Gazë
7 Shtator, 18:56
-
SHBA: Mundësia që Irani ta furnizojë Rusinë me raketa, alarmuese
7 Shtator, 11:54
-
'Plakat e Jetës' të Kadaresë dhe magjistaret e Tiranës dhe Korçës
7 Shtator, 11:10
-
Zgjedhjet në SHBA, edhe ish-zv/presidenti Dick Cheney deklaron votën kundër Trump: Do të votoj për Harrisin, atij s’mund t’i besohet kurrë pushteti!
7 Shtator, 09:33
-
Vera 2024 më e nxehta që nga fillimi i matjeve
7 Shtator, 07:46
-
Ndërron jetë ish-gazetari i Zërit të Amerikës, Astrit Lulushi
7 Shtator, 07:05
-
Shtyhet shpallja e aktgjykimit ndaj Trumpit pas zgjedhjeve
6 Shtator, 22:37
-
Mero Baze: SHBA është garancia për një reformë që do modernizojë shtetin shqiptar
6 Shtator, 20:46
-
Dy muaj para zgjedhjeve presidenciale në SHBA
6 Shtator, 20:02
-
Mblidhet grupi i kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, Ministri Vengu: Qëndrojmë në krah të miqve tanë
6 Shtator, 18:50