Lëshimi i raketave balistike, SHBA thirrje OKB: Vendosi sanksione të reja Koresë së Veriut
Lëshimi i një rakete hipersonike nga Koreja e Veriut më 11 janar 2022
Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të vendosë më shumë sanksione ndaj Koresë së Veriut, pas një sërë testimesh të raketave, që sipas Uashingtonit, shkelin rezolutat e Këshillit.
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield tha përmes Twitterit se shteti i saj propozon sanksione ndaj Koresë së Veriut “pas testimit të gjashtë raketave balistike që prej shtatorit 2021, ku që të gjitha ishin në shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
Më 12 janar, SHBA-ja vendosi një rund sanksionesh të njëanshme për shkak të lëshimit të raketave. Uashingtoni ka futur në listë të zezë gjashtë verikoreanë, një rus dhe një firmë ruse. SHBA-ja i akuzon ata se kanë blerë pajisje për programin e raketave nga Rusia dhe Kina.
Këshilli i Sigurimit fillimisht kishte vendosur sanksione ndaj Koresë së Veriut pas testimit të parë bërthamor më 2006 dhe i ka ashpërsuar sanksionet në përgjigje ndaj testimeve të mëtejme bërthamore, teksa Koreja e Veriut ka krijuar një program gjithnjë e më të sofistikuar të raketave balistike.
Nënsekretari amerikan i Thesarit për Terrorizëm dhe Financim të Inteligjencës, Brian E. Nelson, tha se sanksionet e prezantuara më 12 janar ishin “pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për t’iu kundërvënë programit të Koresë së Veriut për armë të shkatërrimit në masë dhe raketave balistike, duke pasur në shënjestër përdorimin e vazhdueshëm të përfaqësuesve jashtë shtetit për të blerë në mënyrë të paligjshme mallra pajisje për armë”.
Deri më tani, Koreja e Veriut ka thënë se ka testuar tri raketa hipersonike, teksa lideri i këtij shteti Kim Jong Un është zotuar se do të forcojë programin bërthamor./ REL
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.8%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 691
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale
22 Janar, 21:16
-
Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët
22 Janar, 20:54
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Departamenti i Shtetit anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA
22 Janar, 18:16
-
Ylli Pata: Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?
22 Janar, 18:16
-
Chris Brown padit kompaninë Warner Bros për 480 milionë euro, shkak një dokumentar
22 Janar, 18:13
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Çfarë roli do të ketë Zonja e Parë në mandatin e dytë të Donald Trump?
22 Janar, 17:36
-
'Zoti Trump fu*k off', eurodeputeti danez 'lëshon gjuhën': Groenlanda nuk është në shitje (VIDEO)
22 Janar, 17:00
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28