Emri i Berat Gjimshiti do të gdhendet në historinë e kombëtares shqiptare. Mbrojtësi është përzgjedhur titullar edhe në ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve kundër Finlandës, duke shkuar në kuotën e 76 ndeshjeve në histori me kuqezinjtë.
Për rrjedhojë kapiteni la pas dy emra të rëndësishëm si Erjon Bogdani dhe Ervin Skela.
Më shumë paraqitje se Gjimshiti regjistrojnë Elseid Hysaj si rekordmeni absolut me mbi 100 ndeshje. Po ashtu Lorik Cana, Etrit Berisha, Altin Lala dhe Klodian Duro.
Gjimshi ndodhet vetëm një paraqitje larg Duros. Për të arritur Lalën duhen edhe tri ndeshje të tjera.
Lajmi kryesor:
Liga e Kombeve/ Gafa e Berishës i kushton rëndë Shqipërisë, Finlanda barazon 1-1! Kuqezinjtë me 10 lojtarë
LAJMET MË TË VLERËSUARA






