SHBA vendos sanksione ndaj 400 firmave dhe individëve, për mbështjen e ushtrisë ruse
Ndërtesa e Departamentit amerikan të Thesarit, Uashington
Shtetet e Bashkuara vendosën sot sanksione ndaj më shumë se 400 firmave dhe individëve për shkak të mbështetjes së tyre për luftën e Rusisë në Ukrainë, tha Departamenti i Shtetit.
Në mesin e të sanksionuarve ka edhe firma kineze, të cilat SHBA-ja beson se po e ndihmojnë Moskën t’i shmangë sanksionet e Perëndimit dhe ta përforcojë ushtrinë.
Sanksionet përfshijnë masa kundër kompanive në Kinë, të cilat janë të përfshira në dërgimin e mjeteve të makinerisë dhe të mikroelektronikës në Rusi, sipas DASH-it.
Departamenti amerikan i Thesarit tha se ka vendosur sanksioneve edhe ndaj rrjeteve transnacionale, të përfshira në shitjen e municionit dhe materialeve të tjera për Rusinë, dhe në mbështetjen e oligarkëve rusë dhe të tjerëve në shmangien e sanksioneve.
“Rusia e ka shndërruar ekonominë e vet në mjet shërbyes për industrinë ushtarake të Kremlinit”, tha sekretari i Thesarit amerikan, Wally Adeyemo.
“Kompanitë, institucionet financiare dhe qeveritë në gjithë botën duhet të sigurohen se nuk janë duke i mbështetur zinxhirët e furnizimit të industrisë së ushtrisë ruse”, tha ai.
Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e falënderoi SHBA-në për “sanksionet e fuqishme shtesë”. Ai shkroi në rrjetin social X se sanksionet do ta dobësojnë edhe më shumë aftësinë e Rusisë “për të kryer luftë agresive kundër Ukrainës”
Pasi e okupoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022. Prej atëherë, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të vazhdueshme ekonomike ndaj Moskës./REL
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Grupet e para të imigrantëve dëbohen nga Shtetet e Bashkuara me aeroplanë ushtarakë
24 Janar, 22:10
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ushtria amerikane zbarkon pranë kufirit me Meksikën (VIDEO)
24 Janar, 21:56
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Tani është zyrtare, Myrto Uzuni bëhet 'i gjelbërt' dhe kalon tek amerikanët e Austin! Granada konfirmon shitjen, ja vlera dhe kontrata e firmosur
24 Janar, 19:46
-
Balla vizitë në Teqen e parë bektashiane shqiptare në Amerikë: Kontribut i madh për shqiptarizmin
24 Janar, 18:54
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Trump: Bllokimi i urdhrit për mosmarrjen e shtetësisë përmes lindjes do të apelohet
24 Janar, 16:33
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Të lidhur me zinxhirë, njëri pas tjetrit! Shtëpia e Bardhë poston foto të emigrantëve ilegalë që po dëbohen nga SHBA
24 Janar, 15:24