SHBA/Mike Pompeo: Urdhri për helmimin e Navalny, ndoshta nga zyrtarë të lartë rusë

SHBA/Mike Pompeo: Urdhri për helmimin e Navalny, ndoshta nga zyrtarë të lartë rusë

Urdhri për të helmuar kryeopozitarin e Kremlinit, Aleksei Navalny ndoshta ka ardhur nga "zyrtarë të lartë rusë".

Kështu deklaroi Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo, i cili theksoi se angazhimin e Uashingtonit, së bashku me Bashkimin Europian, për të identifikuar përgjegjësitë dhe fajtorët.

"Ne mund tju sigurojmë se do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të minimizuar rreziqet mbi mundësinë që gjëra të ngjashme mund të ndodhin përsëri".

Moska ka mohuar çdo akuzë dhe Presidenti Donald Trump javën e kaluar tha se nuk kishte prova të helmimit të Navalny.

Ndërkohë kushtet shëndetësore të kryeopozitari të Kremlinit, Alexei Navalny po përmirësohen me shpejtësi dhe ai kujton fare mirë orët dramatike të helmimit me Novichok dhe uljen emergjente të avionit me të cilin ai udhëtonte nga Siberia për në Moskë.

Kështu është shprehur avokati i tij i cituar nga Spiegel.

N’dërkohë rreth spitalit Charitè, në Berlin ku Navalny ndodhet i shtruar janë shtuar masat e sigurisë edhe për faktin se kundërshtari i presidentit Putin kujton të gjitha detajet e 20 gushtit, kur ai gati vdiq,dhe kjo mund të jetë përbëjë një element rreziku’-thotë Spiegel.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet