Rreth 100 anëtarë të klerit u arrestuan në aeroportin ndërkombëtar të Minneapolis–St. Paul gjatë një proteste kundër politikave të emigracionit të administratës Trump në Minnesota, sipas organizatorëve të demonstratës. Besimtarë të krishterë dhe udhëheqës fetarë u mblodhën në aeroport, ku pretenduan se disa avionë po deportonin migrantë të ndaluar.
Protestuesit kënduan himne dhe recituan lutje në temperatura polare, përpara se të prangoseshin dhe të largoheshin nga policia, siç tregojnë videot.
WOW! There’s massive crowds of protesters in Minneapolis today for the statewide “ICE OUT.”
Thousands of protesters have turned out despite the cold, with streets packed and businesses shuttered as protests spread across the city.
pic.twitter.com/Nk1uIsA6PD— Lucas Sanders ????? (@LucasSa56947288) January 23, 2026
Arrestimet ndodhën gjatë një dite mobilizimi kundër agjencisë së emigracionit ICE në zonën e Twin Cities e quajtur “Dita e së Vërtetës dhe e Lirisë” e cila u bëri thirrje qytetarëve të Minnesotës të bojkotonin shkollën, punën dhe blerjet. Pavarësisht temperaturave arktike, mijëra persona morën pjesë në protesta dhe marshime për të shprehur kundërshtimin ndaj rritjes së aktivitetit federal të kontrollit të emigracionit javët e fundit. Tensioni mbetet i lartë në Minnesota, e paralizuar nga një grevë e përgjithshme kundër shtrëngimit të politikave të emigracionit të dëshiruara nga Donald Trump dhe metodave brutale të ICE.
Zemërata është rritur ditët e fundit sidomos për arrestimin e të miturve dhe fëmijëve, në veçanti për rastin e 5 vjeçarit Liam Ramos, me origjinë, nga Ekuadori.
What Trump officials have to say about ICE detaining a 5-year-old boy https://t.co/7yrqVPvcZa pic.twitter.com/uzaCy35qvh
— The Independent (@Independent) January 24, 2026
Agjencia e emigracionit tha për rastin se fëmija ishte braktisur nga babai i tij i cili ishte arratisur dhe se oficerët u kujdesën që ai të ishte i sigurtë. Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme thuhet se konsullata e Ekuadorit në Minneapolis ka “kërkuar menjëherë informacion zyrtar” nga agjencia e emigracionit për të sqaruar rrethanat e episodit dhe gjendjen aktuale të fëmijës.
Ndërkohë, qindra aktivitete tregtare në të gjithë Minnesotën, por sidomos në Minneapolis dhe St. Paul, janë mbyllur dhe mijëra persona kanë pezulluar aktivitetet e përditshme për të protestuar kundër bastisjeve dhe arrestimeve nga agjentët e emigracionit.
ICE duket se ka fituar edhe më shumë pushtet. Një qarkore e brendshme autorizon agjentët të hyjnë në banesa pa një urdhër gjyqësor. Një lëvizje që, sipas ekspertëve ligjorë, shkel garancitë e sanksionuara nga Amendamenti i Katërt i Kushtetutës. Ditët e fundit, gjatë një vizite në Mineapolis ZV/Presidenti amerikan J.D Vance, u shpreh publikisht se qeveria mbështet agjentët anti emigrim dhe se nuk do ti lëshojë ata.
Aksionet e ICE u denoncuan nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, i cili foli në X për shtrëngimin e masave, mënyrat çnjerëzore, politikat dhe praktikat e dëmshme ndaj migrantëve në Shtetet e Bashkuara: “Jam i tronditur nga abuzimet dhe denigrimi tashmë sistematik ndaj migrantëve dhe refugjatëve”, deklaroi ai më pas në një komunikatë të publikuar në Gjenevë, me të cilën bëri apel që administrata amerikane t’i japë fund praktikave që po shpërbëjnë familjet.
#USA: We decry the dehumanizing portrayal & harmful treatment of migrants & refugees, & call for migration policies & enforcement practices that respect human dignity & uphold due process rights.
— UN Human Rights (@UNHumanRights) January 23, 2026
While states have the authority to determine their national migration policies,… pic.twitter.com/BZj4SNYcAT
Komente






