Dymbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në një ndërtesë apartamentesh në qytetin amerikan të Filadelfias raporton BBC. Tetë fëmijë janë mes të vdekurve, u tha gazetarëve një zyrtar nga Departamenti i Zjarrfikësve në Filadelfia.
Zjarri filloi rreth orës 06:00 në një bllok banimi publik në veri të qytetit. Zëvendës Komisioneri i Zjarrfikësve Craig Murphy u tha gazetarëve se ishte një nga zjarret më të këqija që kishte parë ndonjëherë.
“Ne planifikojmë të sigurohemi që kjo humbje e madhe jetësh të mos ndodhë më kot”, tha ai të mërkurën.
Ai shtoi se tetë banorë të tjerë kishin arritur të ikin nga ndërtesa. Besohet se në momentin e zjarrit në bllokun trekatësh ndodheshin 26 persona. Ndërtesa është në pronësi të Autoritetit të Banesave të Filadelfias të financuar nga qeveria dhe është ndarë ligjërisht në dy apartamente që nga vitet 1950. Zyrtarët thanë se në inspektimin e fundit të ndërtesës në vitin 2020 kanë qenë në punë katër detektorë tymi, por asnjëri prej tyre nuk është fikur gjatë zjarrit. Murphy u tha gazetarëve se ndërsa autoritetet aktualisht nuk e konsiderojnë shkakun e zjarrit si të dyshimtë, do të ketë ende një hetim të plotë për shkak të humbjes së jetës.
Duke folur gjatë konferencës për shtyp, kryetari i bashkisë së qytetit Jim Kenney tha: "Kjo është pa dyshim një nga ditët më tragjike në historinë e qytetit tonë, humbja e kaq shumë njerëzve në një mënyrë kaq tragjike".
"Të humbasësh kaq shumë fëmijë është thjesht shkatërruese," shtoi ai.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
37.3%
-
Jo
53.7%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 748
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ 'Skifterët' në Teksas grabisin bankomatin si nëpër filma, e lidhin me kabllo dhe e tërheqin zvarrë me makinë por dalin duarbosh
25 Dhjetor, 16:59
-
FOTOT/ Nga babagjyshë që bëjnë ‘surf’ në ujë tek mesha e Papa Leone XIV në Vatikan! Si u festua në botë Krishtlindja
25 Dhjetor, 16:47
-
Lufta/ Faik Basha për Report Tv: Rusia nuk ka hyrë për të humbur! Ukraina do kishte kapitulluar pa mbështetjen e SHBA dhe NATO
25 Dhjetor, 16:17
-
Putini i dërgon urime Trumpit për Krishtlindje, por i thotë jo planit të ri të paqes për Ukrainën
25 Dhjetor, 15:51
-
Demush Shasha: Bota sipas Trumpit 3
25 Dhjetor, 15:37
-
Ohio/ Babagjyshi shkel gazin me ‘slitën’ moderne, oficeri e ndalon për të bërë një foto (VIDEO)
25 Dhjetor, 12:47
-
SHBA/ Festa e Krishtlindjes, urime dhe kritika në mesazhin e Trump: Fundërrinat e së majtës radikale do të shkatërrojnë vendin, por do dështojnë!
25 Dhjetor, 11:40
-
SHBA/ Zyrtarët zbulojnë një milion dokumente të tjera të lidhura me rastin Epstein: Do t'i publikojmë së shpejti
25 Dhjetor, 08:46
-
Kurbin/ Banesa dykatëshe përfshihet nga flakët në fshatin Sanxhak, nuk dihen shkaqet (VIDEO)
25 Dhjetor, 08:10
-
Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
24 Dhjetor, 21:11
-
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump
24 Dhjetor, 19:39
-
Ndalimet e udhëtimit në SHBA, reagime të zemëruara në Europë
24 Dhjetor, 16:40