Ushtria amerikane sekuestroi një anije cisternë pranë brigjeve të Venezuelës të shtunën, ndërsa administrata Trump vazhdon të ushtrojë presion mbi Karakasin.
Ky është rasti i dytë i ndalimit të një anijeje pranë Venezuelës këtë muaj, pas njoftimit për një “bllokadë” të cisternave të sanksionuara të naftës që hyjnë dhe dalin nga vendi.
Cisterna e sekustruar ishte me flamur panamez dhe transportonte naftë venezuelase me destinacion Azinë, por sipas zyrtarëve, nuk ishte nën sanksionet amerikane. Ndalimi u krye pa kundërshtim nga ekuipazhi dhe u drejtua nga Roja Bregdetare Amerikane me mbështetjen e ushtrisë amerikane, në ujëra ndërkombëtare.
SHBA ka intensifikuar presionin mbi Venezuelën gjatë muajve të fundit, përfshirë zhvendosjen e mijëra trupave, sulme ndaj anijeve të dyshuara për drogë dhe kërcënime kundër presidentit Nicolás Maduro. Sipas raportimeve, sulmet amerikane kanë shkaktuar vdekjen e 104 personave dhe shkatërrimin e 29 anijeve të dyshuara për trafikun e drogës.
Qeveria e Venezuelës e ka kritikuar bllokadën, duke e cilësuar si një “kërcënim të pamatur dhe serioz”.
Administrata Trump e ka akuzuar vazhdimisht Venezuelën për kontrabandë droge dhe që nga shtatori ushtria amerikane ka vrarë të paktën 104 persona në sulme ndaj anijeve që pretendohet se transportonin fentanil dhe droga të tjera të paligjshme në SHBA. Në muajt e fundit, SHBA-të kanë zhvendosur gjithashtu anije luftarake në rajon.
Komente









