SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus

Ish-kryeministri Bedzina Ivanishvilli, i akuzuar për lidhje me Rusinë

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të premten ndaj miliarderin gjeorgjian Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministër, që shihet gjerësisht si udhëheqësi 'de fakto' i vendit në pjesën jugore të Kaukazit. 

Kritikët thonë se vendi ka ndryshuar duke marrë një drejtim autoritar, pro-rus muajt e fundit nën partinë e tij ‘Ëndrra Gjeorgjiane’.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po sanksiononin zotin Ivanishvili për “minimin e të ardhmes demokratike dhe euroatlantike të Gjeorgjisë dhe veprimeve pro Federatës Ruse”.

Sekretari Blinken tha se ish Kryeministri Ivanishvili kreu “veprime ose politika që minojnë proceset ose institucionet demokratike në Shtetet e Bashkuara ose jashtë saj, në të mirë të qeverisë së Federatës Ruse”.

Ish Kryeministri Ivanishvili, i cili fitoi miliarda në Rusi me metale dhe telekom në vitet 1990, e largoi me shpejtësi vendin e tij që ka statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkim Evropian nga Perëndimi. Ai akuzoi publikisht agjencitë e huaja të inteligjencës se synojnë ta çojnë Gjeorgjinë në luftë me Rusinë.

Sanksionet shënojnë kulmin e acarimit të marrëdhënieve midis Perëndimit dhe Gjeorgjisë, e cila ishte parë si ndër vendet më demokratike dhe properëndimore të ish-Bashkimit Sovjetik.

Partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’, e cila mbizotërohet nga zoti Ivanishvili, thotë se është e përkushtuar ndaj një Gjeorgjie demokratike dhe properëndimore, duke ruajtur gjithashtu lidhje pragmatike me Rusinë fqinje. Por muajin e kaluar ajo ngriu bisedimet e anëtarësimit me bllokun evropian deri në vitin 2028, duke ndalur papritur një qëllim të gjatë kombëtar që është e shkruar edhe në kushtetutën e saj.

Ky vendim nxiti protesta mbi një mujore dhe shtypjes së tyre me arrestimin e mbi 400 njerëzve, duke përfshirë politikanë të profilit të lartë të opozitës. Shtetet e Bashkuara më 18 dhjetor sanksionoi disa zyrtarë të lartë të ministrisë së brendshme gjeorgjiane, të cilët i akuzoi për bashkëpunim në shtypjen e protestuesve.

Sanksionet nënkuptojnë se çdo pasuri e ish Kryeministrit Ivanishvili në Shtetet e Bashkuara është e ngrirë. Zoti Ivanishvili dhe aleatët e tij në qeveri kanë thënë vazhdimisht gjatë viteve të fundit se miliarderi ishte tanimë nën “sanksione de facto” nga Shtetet e Bashkuara, diçka që Uashingtoni e kishte mohuar. Partia ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi sanksionet e reja.

Pushteti në Tbilisi ka miratuar këtë vit ligje që rregullojnë “agjentët e huaj” dhe të drejtat e komunitetit LGBT që kritikët thonë se janë frymëzuar nga Rusia. Rusia sundoi Gjeorgjinë për rreth 200 vjet deri në vitin 1991. Sondazhet tregojnë se gjeorgjianët në shifra të larta nuk e duan fqinjin e tyre të madh, i cili vazhdon të mbështesë dy rajone të shkëputura gjeorgjiane.

Rusia dhe Gjeorgjia nuk kanë pasur marrëdhënie zyrtare diplomatike që kur Moska mposhti Tbilisin në një luftë pesë-ditore në vitin 2008. Rusia ka thënë se nuk ndërhyn në Gjeorgji.

Trazirat e javëve të fundit pasojnë zgjedhjet e diskutueshme në tetor, për të cilat rezultatet zyrtare i dhanë partisë ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ pothuajse 54% të votave. Partitë opozitare kanë thënë se zgjedhjet ishin të njollosura me mashtrime dhe janë të paligjshme.

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili, një kritike e partisë ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ dhe që ka rol kryesisht ceremonial, ka thënë se ajo nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve dhe nuk do të largohet nga posti kur mandati i saj të përfundojë në fund të këtij muaji.

Pasardhësi i saj, Mikheil Kavelashvili, i zgjedhur nga ligjvënësit e partisë në pushtet, do të inaugurohet të dielën. ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ tha se pret që marrëdhëniet me Uashingtonin të përmirësohen gjatë mandatit të Presidentit të sapozgjedhur Donald Trump. /VOA/

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Makina përplas këmbësorin afër vijave të bardha, humb jetën në spital

Tiranë/ Makina përplas këmbësorin afër vijave të bardha, humb jetën në spital