SHBA,Trump shkarkon prokurorin e përgjithshëm Jeff Sessions
Ish-prokurori i Përgjithshëm, amerikan Jeff Sessions
Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions është shkarkuar këtë të mërkurë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump.
Sipas mediave amerikane mësohet se ish-prokurori i përgjithshëm Jeff Sessions ka paraqitur dorëheqjen e tij, para shefit të të shtëpisë së Bardhë, Johm Kelly.
"Me kërkesën tuaj, po dorëzoj dorëheqjen time", shkruan Session në një letër drejtuar shefit të shtabit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly.
Ndërkohë, lajmi është konfirmuar edhe nga vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, cili ka njoftuar përmes një postimi në Twiitter, se Mateu Whitaker do të marrë përsipër detyrën e prokurorit të përgjithshëm.
Whitaker pritet të marrë përgjegjësinë e hetimit për Rusinë, i cili aktualisht po drejtohet nga këshilltari special Robert Mueller dhe nga Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein.
Kujtojmë, Presidenti Trump prej kohësh kishte sinjalizuar planet për shkarkimin e zotit Sessions, i cili e kishte kritikuar presidentin kur u tërhoq nga hetimi për Rusinë që aktualisht po drejtohet nga Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller.
“Falënderojmë Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions për shërbimin e tij dhe i uroj të mira”, shkroi Trump në Twitter.
“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë se Matthew G. Whitaker, shefi i Shtabit të Prokurorit të Përgjithshëm do të bëhet Prokurori i Përgjithshëm i ri i SHBA-ve. Ai do t'i shërbejë mire vendit tonë ”,shprehet në një postim të dytë Trump.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
44.2%
-
Jo
47.7%
-
Jam i/e dyzuar
8.1%
Vota total: 1638
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skënder Minxhozi: Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane
29 Janar, 20:03
-
Administrata Trump ngrin fondet për vendet e huaja/ Washington Post: Presidenti është tërhequr! Shtëpia e Bardhë e mohon: Mbetet në fuqi
29 Janar, 19:57
-
Kina lançon Deep Seek, eksperti i IT: Më rezulton më e saktë se Chat GPT! Shumë profesione po zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale
29 Janar, 19:49
-
Xheni Karaj: Berisha luftë imagjinare kundër LGBTI, po kopjon Trump që t'i heqë ‘non grata’-n! VIDEO si mbrojti martesat brenda së njëjtës gjini
29 Janar, 19:37
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, urdhri i plotë i Donald Trump! Ja si mund të kthehet mbështetja për Shqipërinë
29 Janar, 19:08
-
Pyetje-përgjigje/ Pse Trump ngriu ndihmat e huaja? DASH: Brenda pak ditësh u ndaluan 1 mld $ shpenzime që nuk përputhen me 'Amerika e Para'
29 Janar, 18:31
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
'SHBA po harxhonte 50 milionë dollarë për prezervativë në Gaza', Sekretarja e shtypit të Trump lë me gojë hapur gazetarët
29 Janar, 16:19
-
Kryeministri izraelit javën e ardhshme në Uashington me ftesë të Trump
29 Janar, 14:40
-
NBA/ Golden State rikthehet të fitojë, Lakers zhgënjen pas katër ndeshjeve
29 Janar, 13:19
-
SHBA/ Bllokohet urdhri i Trump, ngriu fondet federale dhe grantet
29 Janar, 12:28