SHBA-të kritikojnë Kinën për politika destabilizuese

 SHBA-të kritikojnë Kinën për politika destabilizuese

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka kritikuar ashpër veprimet “destabilizuese” të Kinës në rajonin e Azi-Paqësorit gjatë udhëtimit të tij të parë në rajon.

Në komentet për gazetarët në Sidnej së bashku me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, Sekretari Esper tha se Shtetet e Bashkuara janë kundër “një tendence shqetësuese sjelljesh agresive e destabilizuese nga Kina”.

Sekretarët Esper dhe Pompeo vunë në dukje militarizimin nga Pekini të ishujve në Detin e Kinës së Jugut dhe e akuzuan Pekinin se po nxit vjedhje të mandatuar nga shteti të pronës intelektuale të vendeve të tjera dhe po zbaton praktika grabitqare ekonomike.

Duket se fraza e fundit është në referencë ndaj të ashtu-quajturave “gracka borxhi” si marrëveshjet e vitit 2017 që i dhanë Kinës kontroll mbi një port të Sri Lankës. Pasi nuk arriti të shlyente me rregull këstet e borxhit, Sri Lanka u detyrua t’i kalonte Kinën kontrollin e portit për 99 vjet.

Mendohet se Kina ka marrë në shfrytëzim sasinë më të madhe të pronës intelektuale në historinë e njerëzimit, duke e vjedhur pa leje dhe pa shpërblim për të modernizuar arsenalin ushtarak.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo tha të dielën se Shtetet e Bashkuara nuk po u bëjnë presion vendeve të tjera “të zgjedhin” mes Amerikës dhe Kinës. Por aleatët në rajon po e ndjejnë gjithnjë e më shumë shqetësimin nga tensionet e shtuara ekonomike e ushtarake mes SHBA dhe Kinës.

Ministrja e Jashtme e Australisë, Marise Payne vlerësoi “miqësinë e fortë” mes Shteteve të Bashkuara dhe Australisë, por shtoi se edhe Kina është një partner jetik strategjik për vendin e saj. VOA

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Psikologia Mirjeta Pestisha: Krijoni hapsira për fëmijët tuaj dhe drejtojini në zgjedhjet e duhura

Psikologia Mirjeta Pestisha: Krijoni hapsira për fëmijët tuaj dhe drejtojini në zgjedhjet e duhura