SHBA-të vendosin sanksione të reja kundër Rusisë

SHBA-të vendosin sanksione të reja kundër Rusisë

Shtetet e Bashkuara kanë ndëshkuar Rusinë me një raund të ri sanksionesh lidhur me helmimin vjet të një ish-agjenti të dyfishtë dhe vajzës së tij.

Departamenti amerikan i Shtetit tha permes një deklarate se masat e reja “do të pengojnë lëvrimin e kredive apo të ndihmave të tjera financiare për Rusinë nga institucione ndërkombëtare si Banka Botërore apo Fondi Monetar Ndërkombëtar”.

Gjithashtu, bankave amerikane nuk u lejohet të angazhohen në transaksione financiare me Rusinë.

Po ashtu do të rikthehen në veprim politikat që nuk lejojnë nxjerrjen e lejeve për eksportim në Rusi të materialeve kimike e biologjike që përfshihen në listën e kontrolluar të Departamentit amerikan të Tregtisë.

Sanksionet do të hyjnë në fuqi pas një periudhe 15 ditëshe për informimin e Kongresit dhe do të jenë aktive për një vit.

Masat ndëshkimore morën shkas nga helmimi me agjent nervor i Sergei Skripalit dhe vajzës së tij vjet në Salisbury të Britanisë. Hetimet arritën në përfundimin se sulmi u krye nga operativë rusë. Nga ky incident gjeti vdekjen edhe një britanike që kishte rënë aksidentalisht në kontakt me agjentin nervor. VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi Budalla: 03/08/2019 16:23

    Poshte Rusia dhe Putini Rrofte sa malet e gjithe globit Amerika.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja