SHBA-Ukrainë 5 orë takim në Riad, Kievi: Bisedë produktive, drejt paqes

SHBA-Ukrainë 5 orë takim në Riad, Kievi: Bisedë produktive, drejt paqes

Volodymyr Zelensky

Ka zgjatur rreth 5 orë takimi mes ekipeve ukrainase dhe amerikane në Riad të Arabisë Saudite. Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov foli në rrjetin X për një diskutim produktiv dhe të fokusuar në disa pika kyçe, përfshirë energjinë.

“Qëllimi i Presidentit Zelensky është të sigurojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për vendin tonë dhe popullin tonë, dhe, si rrjedhojë, për të gjithë Evropën. Ne po punojmë për ta bërë këtë qëllim realitet," shkroi Umerov.

Vetë presidenti i Ukrainës tha se ky takim të cilin e quajti konstruktiv, ishte në një nivel më teknik.

“Biseda ishte mjaft e dobishme. Puna e delegacioneve vazhdon”, tha Zelensky në fjalimin e mbrëmjes.

Takimet në kërkim të paqes së qëndrueshme, SHBA do t’i vijojë të hënën me Rusinë.

Ndërkohë në një intervistë presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ai është i vetmi që mund t’i japë fund luftës. 

“Unë kam një marrëdhënie të mirë me Putinin dhe Zelenskyn dhe askush tjetër, përveç meje, nuk është në gjendje të ndalojë luftën në Ukrainë", citohet të ketë thënë Trump.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit

Galdini: Rama me parullën e Trump në 2016, ‘Do thaj kënetën’! Valteri: Berisha largoi të djathtët, me Metën rezultat më të dobët! Kthupi: Opozita do riformatohet pas 11 majit