SHBA/Vrasja e afrikano-amerikanit Floyd, Presidenti Trump fajëson ANTIFA-n për nxitjen e kaosit

SHBA/Vrasja e afrikano-amerikanit Floyd, Presidenti Trump fajëson ANTIFA-n për nxitjen e kaosit

Presidenti i SHBA Donald Trump vlerësoi Gardën Kombëtare, duke thënë se ajo po bën një punë të shkëlqyer, në përgjigje të protestave që u shndërruan në dhunë në dhjetëra qytete amerikane, pas vdekjes së një afrikano-amerikani që ishte nën prangat e policisë.

Në komentet që bëri të dielën në Twitter, Presidenti Trump fajësoi "anarkistët e udhëhequr nga ANTIFA" për nxitjen e kaosit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do ta shpallin Antifën një organizatë terroriste.

Lidhja Amerikane Kundër Shpifjes e përshkruan Antifën si "një grumbullim të lirë grupes h, rrjetesh dhe individësh që besojnë në kundërshtimin aktiv dhe agresiv ndaj lëvizjeve të së djathtës ekstreme.”

Trazirat në të gjithë Amerikën kanë pasuar protestat përgjithësisht paqësore pas vdekjes në Mineapolis të 46-vjeçarit George Floyd, afrikano-amerikanit që humbi jetën pasi një oficer i bardhë e kishte vënë poshtë, duke i mbajtur gjurin mbi qafë për më shumë se tetë minuta.

Në programin e Presidenti Trump për ditën e sotme përfshihej një videokonferencë me guvernatorët e shteteve, zyrtarët ligjzbatues dhe ata të sigurisë kombëtare për një diskutim që Shtëpia e Bardhë tha se synon "të mbajë të sigurta komunitetet amerikane".

Prej disa netësh me radhë dhuna i është afruar edhe Shtëpisë së Bardhë. Mbrëmë, forcat e rendit u përballën përsëri me protestuesit në Sheshin Lafayette të Uashingtonit, ndërsa zjarrfikësit shuan një zjarr në pjesën e poshtme të kishës historike të Shën Gjonit në anën tjetër të rrugës që e ndan nga Shtëpia e Bardhë.


Lajmi kryesor:

Vdekja e Floyd, protesta ‘errëson’ Shtëpinë e Bardhë, Trump evakuohet në bunker, Los Angeles viktimë e grabitjeve (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja