Scholz viziton sot Shtëpinë e Bardhë, takohet me Biden për të diskutuar mbi rivalitetet globale

Kancelari gjerman, Olaf Scholz po viziton Shtëpinë e Bardhë të premten për një takim privat me Presidentin Joe Biden, teksa të dy aleatët bëhen gjithnjë e më të zëshëm rreth shqetësimeve të tyre se Kina mund të furnizojë me armë Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Një hap i tillë mund të ndryshojë në mënyrë dramatike trajektoren e luftës duke lejuar Moskën të plotësojë rezervat e saj të ulëta.

Kina është partneri kryesor tregtar i Gjermanisë dhe kombet evropiane në përgjithësi kanë qenë më të kujdesshme se Shtetet e Bashkuara në marrjen e një qëndrimi të ashpër me Pekinin. Megjithatë, ka shenja që mund të ndryshojnë ndërsa rivalitetet globale bëhen më të tensionuara.

Në një fjalim në parlamentin gjerman të enjten, Scholz i bëri thirrje Kinës që të përdorë ndikimin e saj në Moskë për të bërë presion për tërheqjen e trupave ruse dhe të mos furnizojë me armë Rusinë agresore.

SHBA dhe Gjermania kanë punuar ngushtë së bashku për të furnizuar Ukrainën me ndihmë ushtarake dhe humanitare. Por ka pasur gjithashtu mosdakordësi për çështje të tilla si sigurimi i tankeve dhe Uashingtoni herë pas here është frustruar me hezitimin e Berlinit.
 

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin