Në njoftimin e policisë sot për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan dje, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe 4 të tjerë u plagosën, thuhet se njëri prej të pranishmëve, Arjan Hoxha, i është prezantuar forcave të policisë si përgjegjës i sigurisë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan.
Po kush është Arjan Hoxha?! Ai është emëruar në vitin 2017 nga vetë Gazment Bardhi, kur u bë ministër Drejtësie, si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
Ai ka qenë gjithashtu shefi i sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit në kohën e qeverisë së Sali Berishës.
Lajmi kryesor:
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, arrestohen 10 anëtarë të grupit të armatosur të PD, akuza për vrasje dhe pengmarrje! Në makinën që kishin bllokuar asnjë provë për shitblerje votash
LAJMET MË TË VLERËSUARA










