TIRANE - Shefat e QSUT-ës do të ndryshojnë, disa nga ndryshimet që do të ndodhin janë: Pëllumb Pipero i cili mban edhe postin e Drejtorit të Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë do të emërohet Shefi i Shërbimit të Infektivitit, i cili aktualisht drejtohet nga mjeku Dhimitër Kraja.
Ish ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, do të jetë Drejtuesja e Shërbimit të Sëmundjeve Ngjitëse në Pediatrinë e Përgjithshme, shërbim ky që drejtohej nga Eli Foto. Mjeku Agim Sallaku do të mbetet në krye të Shërbimit të Onkologjisë në QSUT.
Ndërsa shërbimi i ORL do të drejtohet nga mjeku otorinolaringolog Besim Boçi. Ndërsa shefi i shërbimit i sëmundjeve plomunare, pneumologji 3, në sanatorium do të jetë mjeku Hasan Hafizi. Lista zyrtare e ndryshimeve do të publikohet pas disa ditëve për të gjitha shërbimet në të cilët do të ketë ndryshime.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com