Shefi i CIA-s: Së shpejti do të kemi një plan të hollësishëm për armëpushim në Gazë

Shefi i CIA-s: Së shpejti do të kemi një plan të hollësishëm për armëpushim në Gazë

Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës shkaktuan të paktën 61 të vrarë gjatë 48 orëve të fundit, sipas autoriteteve vendore palestineze, ndërsa punonjësit e shëndetësise po mbyllin fazën e dytë të një fushate urgjente vaksinimi kundër poliomielitit që synon të parandalojë përhapjen në shkallë të gjerë të virusit.

11 muaj pas fillimit të luftës, kanë dështuar një sërë përpjekjesh diplomatike për arritjen e një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund konflikitit dhe për të bërë të mundur lirimin e pengjeve. Palët ndërluftuese kanë fajësuar njëra-tjetrën për dështimin e negociatave për armëpushim, në të cilat janë të përfshira Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari.

Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit (CIA), William Burns, që po drejton negociatat nga pala amerikane, tha gjatë një takimi në Londër se në ditët në vazhdim do të paraqitet një plan më i hollësishëm për armëpushim në Gazë.

“Ne do të shpalosim një propozim më të hollësishëm gjatë ditëve të ardhshme dhe më pas do të shohim”, tha ai. Sipas tij, kjo është një çështje e vullnetit politik. Zoti Burns tha se shpresonte që udhëheqësit nga të dyja palët të kuptonin se është koha “për të bërë zgjedhje dhe kompromise të vështira”.

Lufta në Gazë filloi pas sulmit të Hamasit ndaj Izraeli më 7 tetor, që sipas autoriteteve izraelite la 1200 të vrarë, kryesisht civilë. Hamasi besohet se mban akoma më shumë se 100 pengje. Autoritetet izraelite vlerësojnë se rreth një e treta kanë vdekur.

Ofensiva hakmarrëse e Izraelit ka vrarë më shumë se 40,000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, e cila nuk bën dallim midis civilëve dhe luftëtarëve në bilanc. Ministria raporton se më shumë se 94,000 njerëz janë plagosur që nga fillimi i luftës./VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025