Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit që të ulin tensionet për të shmangur konfliktet. Jens Stoltenberg deklaroi se përgjegjësia për gjendjen është te vendet e Ballkanit Perëndimor dhe NATO.
/Shqiptarja.com
“U bëjmë thirrje vendeve të Ballkanit për reduktim të tensioneve, për evitimin e retorikës nxitëse dhe të sigurojnë që ne të mos shohim përsëri ndonjë konflikt të armatosur në këtë rajon.
Përgjegjësia kryesore para së gjithash është në vendet në rajon, por NATO është këtu që të ndihmojë dhe të mbështesë, në mënyrë që të shmanget çfarëdo konflikti në rajon”deklaroi ai.
dy.b/shqiptarja.com









