Shefi i OKB-së kritikon vendet e pasura: Po tregoheni grabitqarë ndaj shteteve të varfra
Shefi i OKB-së, Antonio Gueterres
Shefi i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka dënuar vendet e pasura dhe gjigantët energjetikë për goditjen ndaj kombeve të varfra duke përdorur norma interesi "grabitqare" dhe çmime të larta të karburantit.
Në fjalimin e tij në ditën e hapjes së samitit të OKB-së për vendet më pak të zhvilluara (LDC) në Katar të shtunën, Guterres tha se kombet e pasura duhet të japin 500 miliardë dollarë në vit për të ndihmuar vendet e tjera më të vogla që kanë mbetur në një rreth vicioz pa mundur të zhvillojnë shëndetësinë dhe arsimin.
Samiti i 46 LDC mbahet normalisht çdo 10 vjet, por është shtyrë dy herë që nga viti 2021 për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Afganistani dhe Mianmari, dy nga vendet më të varfra, nuk janë të pranishëm në takimin në kryeqytetin e Katarit, Doha, sepse qeveritë e tyre nuk njihen nga anëtarët e OKB-së.
Asnjë lider nga asnjë prej ekonomive kryesore të botës nuk mori pjesë.
Shtetet e varfra të bllokuara
Guterres tha se kombet më të varfra po liheshin pas në "revolucionin dixhital" dhe lufta në Ukrainë vetëm sa kishte rritur çmimet që ata paguajnë për ushqimin dhe karburantin.
“Sistemi ynë financiar global është projektuar nga vende të pasura, kryesisht në dobi të tyre. Të privuar nga likuiditeti, shumë prej jush janë të mbyllur jashtë tregjeve të kapitalit nga normat grabitqare të interesit”-tha ai.
Me shtetet më të varfra të bllokuara në varfëri dhe padrejtësi, Guterres tha duhej një minimum prej 500 miliardë dollarësh në vit për të ndihmuar në kapërcimin e problemeve të vendeve të varfra, për të ndërtuar industri që krijojnë vende pune dhe për të shlyer borxhet.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11343
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump firmos urdhrin, SHBA tërhiqet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
5 Shkurt, 08:05
-
Trump: Kam dhënë urdhër që nëse Irani më vret, të rrafshohet
4 Shkurt, 21:41
-
Lufta/ Izraeli bombardon me avionë bazat e Hezbollah në Liban, IDF: Por armëpushimi mbetet! Kreu i OKB: Të evakuohen 2500 fëmijë nga Gaza, janë në rrezik vdekjeje
31 Janar, 07:44
-
OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen
23 Janar, 16:24
-
Lufta dhe pasojat/ OBSH: Do të nevojiten 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës, i shkatërruar tërësisht
19 Janar, 17:29
-
Frrok Çupi: Kush po arratiset, disa të rinj apo vetë presidenti?
18 Janar, 16:49
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor
9 Janar, 09:10
-
Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare
25 Dhjetor 2024, 14:16
-
Autoritetet e reja të Sirisë të hapura për hetimin e krimeve të Assadit
24 Dhjetor 2024, 08:26
-
Jemeni sulmon Izraelin me raketë, 16 të plagosur në Tel Aviv!
21 Dhjetor 2024, 22:50
-
Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut
18 Dhjetor 2024, 09:34