"Informacionet e sotme shpjeguan qartë pse javët e ardhshme do të jenë kaq vendimtare për Ukrainën. Kështu që ne duhet të lëvizim me shpejtësinë e luftës."
Kështu deklaroi Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, në një konferencë për shtyp në samitin në bazën ushtarake amerikane në Ramstein të Gjermanisë. "Dhe unë e di se të gjithë liderët po largohen sot më të vendosur se kurrë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit dhe mizorive ruse. Dhe e di që ne të gjithë jemi të vendosur të bëjmë edhe më shumë për të koordinuar më mirë përpjekjet tona." , shtoi ai.
‘Ne duam ta bëjmë më të vështirë për Rusinë të kërcënojë fqinjët e saj dhe ta dobësojmë atë në këtë kuptim.’- përsëriti ai.
Nga ana tjetër kërcënimin bërthamor të shkaktuar nga Moska në sfondin e konfliktit në Ukrainës, kreu i Pentagonit e cilësoi si një ‘retorikë të rrezikshme dhe të padobishme’."Askush nuk dëshiron një luftë bërthamore," shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Putin takon Guterres: Pa Krimenë e Donbasin s’ka marrëveshje! Moska: Godasim vendet e NATO nëse sulmohemi me armët e Perëndimit! Rusia ndërpret furnizimin me gaz për Poloninë e Bullgarinë
